Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 194, datë 17.10.2016 MBI VLERËSIMIN NË KUADËR TË HEQJES SË KUSHTEVE DHE HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “INXHINIERI KOMPJUTERIKE DHE TEKNOLOGJI INFORMACIONI, ME PROFILE: INXHINIERI KOMPJUTERIKE DHE B

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
 
 VENDIM
 
Nr. 194, datë 17.10.2016
 
 MBI
VLERËSIMIN NË KUADËR TË HEQJES SË KUSHTEVE DHE HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “INXHINIERI KOMPJUTERIKE DHE TEKNOLOGJI INFORMACIONI, ME PROFILE: INXHINIERI KOMPJUTERIKE DHE BIG DATA; RRJETET KOMPJUTERIKE DHE SIGURIA KIBERNITIKE; MULTIMEDIA-DIZAJN”, TË SHKOLLA E LARTË UNIVERSITARE PRIVATE "INSTITUTI KANADEZ I TEKNOLOGJISË", TIRANË


Këshilli i Akreditimit, bazuar në nenin 138 të Ligjit Nr.80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë” , Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Vendimin Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar dhe mbështetur në raportin e vlerësimit të plotësimit të kushteve si dhe në dokumentacionin mbështetës, për programin e studimit me elementët:


a)      Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Inxhinieri kompjuterike dhe teknologji informacioni” me profile: “Inxhinieri kompjuterike dhe Big Data”, “Rrjetet kompjuterike dhe Siguria Kibernetike” dhe “Multimedia-Dizajn”

b)      Cikli i studimit: Cikli i dytë

c)      Institucioni që e ofron: ShLUP “Instituti Kanadez i Teknologjisë”, Tiranë

d)     Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Inxhinierisë

e)      Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra

f)       Kredite (ECTS): 120 ECTS

g)      Forma e studimit: me kohë të plotë

h)      Gjuha e studimeve: Anglisht

i)        Diploma lëshohet: vetëm nga IAL propozuese

j)        Numri i studentëve të parashikuar për vit akademik: 30 studentë

k)      Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 7

 

VENDOSI


1.      Shkolla e Lartë Universitare Private “Instituti Kanadez i Teknologjisë”, Tiranë i ka plotësuar kushtet dhe rekomandimet e vëna në Vendimin e Këshillit të Akreditimit Nr. 189, datë 07.07.2016, për programin e studimit, Master i Shkencave në “Inxhinieri kompjuterike dhe teknologji informacioni” me profile: “Inxhinieri kompjuterike dhe Big Data”, “Rrjetet kompjuterike dhe Siguria Kibernetike” dhe “Multimedia-Dizajn”.

2.      Mbështetur në gjithë sa më sipër, Këshilli i Akreditimit vendos të japë vlerësim pozitiv për programin e studimit Master i Shkencave në “Inxhinieri kompjuterike dhe teknologji informacioni” me profile: “Inxhinieri kompjuterike dhe Big Data”, “Rrjetet kompjuterike dhe Siguria Kibernetike” dhe “Multimedia-Dizajn”, të Shkollës së Lartë Universitare Private, “Instituti Kanadez i Teknologjisë”, Tiranë.

3.      Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që programi i studimit Master i Shkencave në “Inxhinieri kompjuterike dhe teknologji informacioni” me profile: “Inxhinieri kompjuterike dhe Big Data”, “Rrjetet kompjuterike dhe Siguria Kibernetike” dhe “Multimedia-Dizajn”, i Shkollës së Lartë Universitare Private, “Instituti Kanadez i Teknologjisë”, Tiranë, të hapet.


KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË