Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 100 datë 29.10.2010 - Universiteti Bujqësor i Tiranës

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 100 datë 29.10.2010

Për riorganizimin e Programit të Studimit Master i Nivelit të Dytë në Ekonomi Agrobiznesi në Master i Shkencave në Ekonomi Agrobiznesi
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për riorganizimin e Programit të Studimit Master i Nivelit të Dytë në Ekonomi Agrobiznesi në Master i Shkencave në Ekonomi Agrobiznesi, Universiteti Bujqësor i Tiranës, bazuar në raportin e vlerësimit teknik, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
· Riorganizimi i Programit të Studimit MSC në Ekonomi dhe Agrobiznes, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin pozitiv.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: MSC në Ekonomi dhe Agrobiznes të hapet i riorganizuar

 

KËSHILLI i AKREDITIMIT