Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 106 datë 29.10.2010 - Universiteti “Aleksandër Xhuvani”

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 106 datë 29.10.2010

Për Programet e Studimit të Ciklit të Dytë, që përfundojnë me Master në fushën e Mësuesisë për
Arsimin e Mesëm të Ulët (AMU) në:
1. Matematikë - Fizikë me profil minor në “Informatikë”
2. Matematikë - Informatikë me profil minor në “Fizikë”
3. Biologji - Kimi me profil minor në “Edukim shëndetësor dhe mjedisor”
4. Gjuhë shqipe - Letërsi me profil minor në “Anglisht”
5. Gjuhë e huaj Anglisht/ Frëngjisht/ Italisht/ Gjermanisht me profil minor në “Gjuhë Shqipe”
6. Histori - Gjeografi me profil minor në “Edukatë qytetare”
7. Edukatë qytetare - Histori me profil minor në “Gjeografi”
8. Edukatë qytetare - Gjeografi me profil minor në “Histori”
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për Programet e Reja të Studimit të Ciklit të Dytë në
fushën e Mësuesisë për Arsimin e Mesëm të Ulët, të aplikuara nga Universiteti “Aleksandër Xhuvani”
Elbasan, bazuar në raportet e vlerësimeve teknike, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit
të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të
cilësisë, arrin në këtë përfundim:
1. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Master në AMU në Matematikë - Fizikë me profil
minor në “Informatikë”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin pozitiv.
2. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Master në AMU në Matematikë - Informatikë me
profil minor në “Fizikë”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin pozitiv.
3. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Master në AMU në Biologji - Kimi me profil minor
në “Edukim Shëndetësor dhe Mjedisor”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep
vlerësimin pozitiv.
4. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Master në AMU në Gjuhë e huaj Anglisht/
Frëngjisht/Italisht/Gjermanisht me profil minor në “Gjuhë Shqipe”, përmbush standardet e
cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin pozitiv.
5. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Master në AMU në Histori - Gjeografi me profil
minor në “Edukatë qytetare”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin
pozitiv.
6. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Master në AMU në Edukatë qytetare - Histori me
profil minor në “Gjeografi”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin
pozitiv.
7. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Master në AMU në Edukatë qytetare - Gjeografi
me profil minor në “Histori”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin
pozitiv.
8. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Master në AMU në Gjuhë Shqipe - Letërsi me
profil minor në “Anglisht”, nuk përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin
negativ.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e
Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të
Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Programi Master në fushën e Mësuesisë AMU në Matematikë - Fizikë me
profil minor në “Informatikë”
të hapet
Programi i Studimit: Programi Master në fushën e Mësuesisë në Matematikë - Informatikë me
profil minor në “Fizikë”
të hapet
Programi i Studimit: Programi Master në fushën e Mësuesisë AMU në Biologji - Kimi me profil
minor në “Edukim Shëndetësor dhe Mjedisor”
të hapet
Programi i Studimit: Programi Master në fushën e Mësuesisë AMU në Gjuhë e huaj
Anglisht/Frëngjisht/Italisht/Gjermanisht me profil minor në “Gjuhë
Shqipe”
të hapet
Programi i Studimit: Programi Master në fushën e Mësuesisë AMU në Histori - Gjeografi me
profil minor në “Edukatë qytetare”
të hapet
Programi i Studimit: Programi Master në fushën e Mësuesisë AMU në Edukatë qytetare -
Histori me profil minor në “Gjeografi”,
të hapet
Programi i Studimit: Programi Master në fushën e Mësuesisë AMU në Edukatë qytetare -
Gjeografi me profil minor në “Histori” të hapet
Programi i Studimit: Programi Master në fushën e Mësuesisë AMU në Gjuhë Shqipe - Letërsi
me profil minor në “Anglisht” të mos hapet
KËSHILLI i AKREDITIMIT
Z. Qamil DIKA nuk ishte i pranishëm në mbledhje.