Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 108 datë 29.10.2010 - Universiteti Politeknik i Tiranës

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 108 datë 29.10.2010

Për Programet e Studimit të Ciklit të Tretë që përfundojnë me Doktoraturë në:
1. Inxhinieri Matematike
2. Inxhinieri Fizike
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për Programet e Reja të Studimit të Ciklit të Tretë
që përfundojnë me Doktoraturë në: Inxhinieri Matematike dhe Inxhinieri Fizike, të kërkuar nga
Fakulteti i Inxhinierisë Matematikë dhe Inxhinierisë Fizike, Universiteti Politeknik i Tiranës,
bazuar në raportet e vlerësimeve teknike dhe në përmbajtje me Ekspert, raportimin e Agjencisë
Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e
kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
1. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Dr në “Inxhinieri Matematike”,
përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin pozitiv.
2. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Dr në “Inxhinieri Fizike”, përmbush
standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin pozitiv.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për
Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për
Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të
Shkencës:
Programi i Studimit: Doktoratë në “Inxhinieri Matematike” të hapet
Programi i Studimit: Doktoratë në “Inxhinieri Fizike” të hapet
KËSHILLI i AKREDITIMIT
Z. Qamil DIKA nuk ishte i pranishëm në mbledhje.