Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 109 datë 05.11.2010 - Universiteti “Luigj Gurakuqi”

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 109 datë 05.11.2010

Për Programin e Studimit të Ciklit të Parë që përfundon me Bachelor (BSc) në:
· Pikturë dhe Grafikë
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për Programin e Ri të Studimit, Bachelor
në “Pikturë dhe Grafikë”, të kërkuar nga Fakulteti i Shkencave të Edukimit, Universiteti
“Luigj Gurakuqi” Shkodër, bazuar në raportin e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje,
raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e
vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin
në këtë përfundim:
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Bachelor në: “Pikturë dhe Grafikë”,
përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë
21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303,
datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon
Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Bachelor në “Pikturë dhe Grafikë”
të hapet
KËSHILLI i AKREDITIMIT
Z. Emil Lamani, Z. Shyqyri Llaci. Z. Ilir Bozgo dhe Z. Qamil Dika nuk ishin të
pranishëm në mbledhje.