Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 110, datë 03.11.2015 PËR AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “INXHINIERI ELEKTRIKE”, TË SHKOLLËS PRIVATE TË ARSIMIT TË LARTË "UNIVERSITETI METROPOLITAN TIRANA"

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
VENDIM
Nr. 110, datë 03.11.2015
PËR
AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “INXHINIERI ELEKTRIKE”, TË SHKOLLËS PRIVATE TË ARSIMIT TË LARTË "UNIVERSITETI METROPOLITAN TIRANA"


Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Vendimin Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar, dhe mbështetur në procedurën e ndjekur nga APAAL, raportin e vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm si dhe dokumentacionin mbështetës, për programin e studimit, me elementët si më poshtë:

a)      Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Inxhinieri elektrike”
b)      Cikli i studimit: Cikli i dytë
c)      Vendimi i hapjes/licencimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 497, date 18.10.2012
d)      Institucioni që e ofron: Shkolla Private e Arsimit të Lartë “Universiteti Metropolitan Tirana”
e)      Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Inxhinierisë dhe Shkencave të Aplikuara
f)       Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 Vite/4 Semestra
g)      Kredite (ECTS): 120 Kredite
h)      Forma e studimi: Me kohë të plotë
i)       Gjuha e studimeve: Shqip
j)       Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 7

VENDOSI


1.      Programi i studimit Master i Shkencave në “Inxhinieri elektrike” i përmbush pjesërisht “Standardet shtetërore të cilësisë” për akreditimin e programit të studimit të ciklit të dytë të këtij lloji.
2.      Mbështetur në sa më sipër, Këshilli i Akreditimit vendos të japë vlerësimin pozitiv me kushte.
3.      Institucioni duhet të marrë masa të menjëhershme që të plotësojë kushtin si më poshtë:
a.       Të pasurohen laboratorët në funksion të këtij programi studimi në mënyrë që të krijohet pavarësi e plotë nga institucionet e jashtme.
4.      Rekomandohet gjithashtu që Institucioni të mbështesë kualifikimin e mëtejshëm të stafit akademik efektiv për të rritur shkallën e mbulimit të procesit mësimor më këtë staf.
5.      Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që, programi i studimit, Master i Shkencave në “Inxhinieri elektrike” me elementët e mësipërm, të akreditohet me kusht.
6.      Ngarkohet APAAL të ndjekë plotësimin e kushtit dhe të rekomandimeve si më lart, e ti paraqesë për shqyrtim nga KA.

KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË