Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 112 datë 05.11.2010 - SHLUP "ISSAT"

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 112 datë 05.11.2010

Për riorganizimin e Programeve të Studimit Master i Nivelit të Dytë në Master
Shkencor të Institucionit Privat i Arsimit të Lartë “ISSAT”
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për riorganizimin e Programeve të Studimit
Master i Nivelit të Dytë në: Financë - Kontabilitet; Menaxhim biznesi; Studime Europiane
dhe Diplomaci; Psikologji Sociale dhe e Komunikimit; E Drejtë Ndërkombëtare; Menaxhim
Shëndetësor në Master Shkencor në Financë - Kontabilitet; Menaxhim biznesi; Studime
Europiane dhe Diplomaci; Psikologji Sociale dhe e Komunikimit; E Drejtë Ndërkombëtare;
Menaxhim Shëndetësor, të kërkuar nga Institucioni Privat i Arsimit të Lartë “ISSAT”,
bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
· Riorganizimi i Programit të Studimit Master i Shkencave në Financë -
Kontabilitet, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin
pozitiv.
· Riorganizimi i Programit të Studimit Master i Shkencave në Menaxhim biznesi,
përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin pozitiv.
· Riorganizimi i Programit të Studimit Master i Shkencave në Studime Europiane
dhe Diplomaci, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin
pozitiv.
· Riorganizimi i Programit të Studimit Master i Shkencave në Psikologji Sociale dhe
e Komunikimit, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin
pozitiv.
· Riorganizimi i Programit të Studimit Master i Shkencave në E Drejtë
Ndërkombëtare, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep
vlerësimin pozitiv.
· Riorganizimi i Programit të Studimit Master i Shkencave në Menaxhim
Shëndetësor, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin
pozitiv.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007,
Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999,
për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të
Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Master i Shkencave në Financë - Kontabilitet
miratohet i riorganizuar
Programi i Studimit: Master i Shkencave në Menaxhim Biznesi
miratohet i riorganizuar
Programi i Studimit: Master i Shkencave në Studime Europiane dhe Diplomaci
miratohet i riorganizuar
Programi i Studimit: Master i Shkencave në Psikologji Sociale dhe e Komunikimit
miratohet i riorganizuar
Programi i Studimit: Master i Shkencave në E Drejtë Ndërkombëtare
miratohet i riorganizuar
Programi i Studimit: Master i Shkencave në Menaxhim Shëndetësor
miratohet i riorganizuar
KËSHILLI i AKREDITIMIT
Z. Emil Lamani, Z. Shyqyri Llaci. Z. Ilir Bozgo dhe Z. Qamil Dika nuk ishin të
pranishëm në mbledhje.