REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
VENDIM
Nr. 114, datë 18.12.2015
PËR
AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË TRETË, DOKTORATË NË “ADMINISTRIM BIZNES”,TË UNIVERSITETIT EPOKA
Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për Arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar dhe mbështetur në procedurën e ndjekur nga APAAL, raportin e vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm si dhe dokumentacionin mbështetës, për programin e studimit, me elementët si më poshtë:
a) Emërtimi i programit: Doktoratë në “Administrim Biznes”
b) Cikli i studimit: Cikli i tretë
c) Vendimi i hapjes/licencimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr.565 datë 19.11.2012
d) Institucioni që e ofron:Universiteti Epoka
e) Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Shkencave Ekonomike dhe Administrative
f) Kohëzgjatja (Vite/semestra): së paku 3 vite
g) Kredite viti teorik (ECTS): 60 Kredite
h) Forma e studimi: Me kohë të plotë
i) Gjuha e studimeve: Anglisht
j) Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti Epoka*
k) Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 8
VENDOSI
1. Programi i studimit Doktoratë në “Administrim Biznes”i përmbush pjesërisht “Standardet shtetërore të cilësisë” për akreditimin e programeve të studimit tëciklit tëtretë, doktoratë.
2. Mbështetur në sa më sipër, Këshilli i Akreditimit vendos të japë vlerësimin pozitiv me kushte.
3. Institucioni duhet të marrë masa të menjëhershme që të plotësojë kushtet si më poshtë:
a. Të përcaktohen qartë qëllimet dhe objektivat e këtij programi në përputhje me nivelin e thelluar sipas nivelit 8 të kuadrit të Kornizës Shqiptarë të kualifikimeve dhe të riorganizohen dhe standardizohen syllabuset në përputhje me to.
b. Të sigurohet pjesëmarrja e studentëve të doktoratës në projekte kërkimi të institucionit dhe të krijohen mundësi konkrete të integrimit të tyre me stafin akademik të Departamentit të Administrim Biznesit të Fakultetit të Shkencave Ekonomike dhe Administrative.
c. Të sigurohet angazhimi i një niveli më të lartë kualifikimi dhe specializimi të stafit të brendshëm për zhvillimin e metëjshëm të thelluar të këtij programi duke siguruar qëndrueshmëri më të lartë të këtij stafi dhe financimit në të njëjtën kohë.
d. Të zbatohen procedura të ndjekjes dhe të vlerësimit të brendshëm të këtij programi dhe përparimit të studentëve të angazhuar në to duke kryer vlerësime të vazhdueshme të cilësisë dhe efektivitetit të këtij programi.
4. Rekomandohet gjithashtu që Institucioni:
a. Të krijojë një program më fleksibël mbi të cilin studentët të kenë mundësi zgjedhjeje.
b. Të angazhojë staf të huaj sidomos në procesin e tutorazhit të studentëve, përfshirë vlerësimin e tezës së doktoratës.
c. Të krijohen mundësi më të shumëllojshme nxitje dhe shpërblimi për stafin akademik duke mbështetur publikimet dhe grantet e kërkimit.
d. Të krijojë mundësi për mobilitetin e studentëve në Institucione të huaja duke synuar drejt programeve me partneritet ndërkombëtarë.
5. Mbështetur në sa më sipër, Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që, programi i studimit, Doktoratë në “Administrim Biznes” me elementët e mësipërm, të akreditohet me kusht.
6. Ngarkohet APAAL të ndjekë plotësimin e kushteve dhe të rekomandimeve si më lart, e ti paraqesë për shqyrtim nga KA.
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË