REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
VENDIM
Nr. 115, datë 18.12.2015
PËR
AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË TRETË, DOKTORATË NË “SHKENCA POLITIKE DHE MARRËDHËNIE NDËRKOMBËTARE”,TË UNIVERSITETIT EPOKA
Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për Arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar dhe mbështetur në procedurën e ndjekur nga APAAL, raportin e vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm si dhe dokumentacionin mbështetës, për programin e studimit, me elementët si më poshtë:
a) Emërtimi i programit: Doktoratë në “Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare”
b) Cikli i studimit: Cikli i tretë
c) Vendimi i hapjes/licencimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr.565 datë 19.11.2012
d) Institucioni që e ofron:Universiteti Epoka
e) Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Shkencave Ekonomike dhe Administrative
f) Kohëzgjatja (Vite/semestra): së paku 3 vite
g) Kredite viti teorik (ECTS): 60 Kredite
h) Forma e studimi: Me kohë të plotë
i) Gjuha e studimeve: Anglisht
j) Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti Epoka*
k) Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 8
VENDOSI
1. Programi i studimit Doktoratë në “Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare”i përmbush pjesërisht “Standardet shtetërore të cilësisë” për akreditimin e programit të studimit tëciklit tëtretë, doktoratë.
2. Mbështetur në sa më sipër, Këshilli i Akreditimit vendos të japë vlerësimin pozitiv me kushte.
3. Institucioni duhet të marrë masa të menjëhershme që të plotësojë kushtet si më poshtë:
a. Të plotësojë stafin me kohë të plotë në funksion të këtij programi studimi.
b. Të sigurojë fonde të mjaftueshme për kërkimin në funksion të programit të studimit.
4. Rekomandohet gjithashtu që Institucioni:
a. Të përfshihet në kurrikulën ekzistuese studime të lidhur me Kombet e Bashkuara.
b. Fakulteti të krijojë një revistë të specializuar në fushën e shkencave politike dhe marrëdhënieve ndërkombëtare.
5. Mbështetur në sa më sipër, Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që, programi i studimit, Doktoratë në “Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare” me elementët e mësipërm, të akreditohet me kusht.
6. Ngarkohet APAAL të ndjekë plotësimin e kushteve dhe të rekomandimeve si më lart, e ti paraqesë për shqyrtim nga KA.
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË