Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 116, datë 18.12.2015 PËR AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER PROFESIONAL NË “PSIKOLOGJI LIGJORE”, TË SHKOLLËSSË LARTË UNIVERSITARE, JOPUBLIKE, "UNIVERSITETI MARIN BARLETI"

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
VENDIM
Nr. 116, datë 18.12.2015
PËR
AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER PROFESIONAL NË “PSIKOLOGJI LIGJORE”, TË SHKOLLËSSË LARTË UNIVERSITARE, JOPUBLIKE, "UNIVERSITETI MARIN BARLETI"

Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për Arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar dhe mbështetur në procedurën e ndjekur nga APAAL, raportet e vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm si dhe dokumentacionin mbështetës, për programin e studimit, me elementët si më poshtë:

a)      Emërtimi i programit: Master Profesional në “Psikologji Ligjore”
b)      Cikli i studimit: Cikli i dytë
c)      Vendimi i hapjes/licencimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe ShkencësNr. 535, datë 07.11.2012
d)     Institucioni që e ofron:Shkolla e Lartë Universitare, Jopublike, “Universiteti Marin Barleti”
e)      Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Drejtësisë dhe i Shkencave Sociale e Politike
f)       Kohëzgjatja (Vite/semestra): 1.5 Vite
g)      Kredite (ECTS): 60 Kredite
h)      Forma e studimi: Me kohë të plotë*
i)        Gjuha e studimeve: Shqip
j)        Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 7

VENDOSI

1.      Programi i studimit Master Profesional në “Psikologji Ligjore”i përmbush “Standardet shtetërore të cilësisë” për akreditimin e këtij lloji programi studimi tëciklit tëdytë.

2.      Mbështetur në gjithë sa më sipër, Këshilli i Akreditimit vendos të japë për këtë program studimi vlerësim pozitiv.

3.      Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që, programi i studimit, Master Profesionalnë “Psikologji Ligjore” me elementët e mësipërm, të akreditohet.

4.      Këshilli i Akreditimit i rekomandon Institucionit të Arsimit të Lartë, Shkollëssë Lartë Universitare, Jopublike, “Universiteti Marin Barleti”, të riorganizojë këtë program studimi në përputhje me parashikimet e Ligjit të Ri të Arsimit të Lartë Nr. 80-2015, datë 17.09.2015.

KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË