Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 117 datë 3.12.2010 - Universiteti “Luigj Gurakuqi”

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 117 datë 3.12.2010
Për Programin e Studimit të Ciklit të Tretë që përfundon me Doktoraturë në:
1. SHKENCAT EKONOMIKE me drejtime:
 Financë – Kontabilitet
 Administrim – Biznes
 Turizëm
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për Programin e Ri të Studimit,
Doktoraturë në: “Shkencat Ekonomike” me tre drejtime, të kërkuar nga Fakulteti i
Ekonomik, Universiteti “Luigj Gurakuqi” Shkodër, bazuar në raportin e vlerësimit teknik,
raportin e verifikimit te aspekteve ligjore dhe përmbajtësore, raportimin e Agjencisë
Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e
kritereve, arrin në këtë përfundim:
· Aplikimi për programin nuk plotëson kërkesën e Ligjit të arsimit të lartë, neni 26,
pika 1.3.1: Programet e studimeve të doktoratës janë programe të studimeve të
ciklit të tretë, me karakter plotësisht akademik, që kanë në bazë kërkim shkencor
dhe veprimtari krijuese.
Ky program nuk zhvillohet brënda një projekti të madh kërkimor sipas Udhëz Nr 5,
datë 22.01.2008, të MASh, pika 3 “Programet e studimit të doktoratës organizohen
si rregull brenda një projekti të madh kërkimor-didaktik e kulturor…”.
· Këshilli i Profesorëve është i parregullt, pasi nuk përmbush kriteret e VKM (janë
paraqitur 3 Profesorë si të jashtëm).
· Mungojnë objektivat formuese të programit të studimit. Nuk ka studime të
thelluara teorike.
· Për personelin akademik të jashtëm mungojnë marrëveshjet e bashkëpunimit.
· Lëndët e paraqitura janë të papërshtatshme për nivelin e Doktoraturës por janë të
nivelit Bachelor.
· Nuk ka dëshmi që Literatura e paraqitur të jetë e aksesueshme nga studentët.
· Disa nga syllabuset e paraqitura janë në gjuhën angleze dhe jo në gjuhën shqipe.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë
21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 01.07.1999,
për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Doktor në Shkencat Ekonomike me drejtime:
· Financë – Kontabilitet
· Administrim – Biznes
· Turizëm të mos hapet
KËSHILLI i AKREDITIMIT
Zj. Anila Hoda, Z. Ilir Bozgo dhe Z. Vladimir Nika nuk ishin të pranishëm në këtë mbledhje.