Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr.118/1,datë18.02.2016 PËR SHPALLJEN E VENDIMIT TË KËSHILLIT TË AKREDITIMIT PËR AKREDITIMIN INSTITUCIONAL TË UNIVERSITETIT KATOLIK “ZOJA E KËSHILLIT TË MIRË”, TIRANË

VENDIM
Nr.118/1,datë18.02.2016
PËR
SHPALLJEN E VENDIMIT TË KËSHILLIT TË AKREDITIMIT PËR
AKREDITIMIN INSTITUCIONAL TË UNIVERSITETIT KATOLIK “ZOJA E KËSHILLIT TË MIRË”, TIRANË

Këshilli i Akreditimit, me VKA Nr. 118, datë18.12.2015 për“Akreditimin Institucional të Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë, Tiranë””, përcjellë në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit me shkresë Nr.235/2, datë18.12.2015 dhe dorëzuar në datën 21.12.2015, i ka rekomanduar Ministrit të Arsimit dhe Sportit, që Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, të akreditohet.

Këshilli i Akreditimit të Arsimit të Lartë, konstaton se që nga data 21.12.2015 Ministri i Arsimit dhe Sportit nuk është shprehur për Vendimin e mësipërm.

Mbështetur nënenin 62 pika 1 të ligjit Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, i cili parashikon se “Ministri i Arsimit dhe Shkencës, mbështetur në rekomandimet e këshillit të akreditimit, jep vendimin përfundimtar për akreditimin institucional dhe të programeve në arsimin e lartë publik dhe privat. Ai shprehet brenda një muaji, në të kundërt këshilli i akreditimit shpall vendimin e tij”, nenit 138 të Ligj Nr. 80/2015 “Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”, nenin 15 pika 6 dhe 8 të Rregullores “Për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” miratuar me Vendim të Këshillit të Ministrave Nr.424, datë 02.6.2010 i ndryshuar, meqenëse ka kaluar më shumë se 1 muaj dhe Ministri i Arsimit dhe Sportit nuk është shprehur për Vendimin e mësipërm, Këshilli i Akreditimit

VENDOSI:

1.      Të shpall Vendimin e tij Nr. 118, datë 18.12.2015 për “Akreditimin Institucional të Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë, Tiranë””.

2.      Vendimi Nr. 118, datë 18.12.2015i bashkëngjitet këtij Vendimi.

3.      Ngarkohet Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartëtë njoftojë Ministrinë e Arsimit dhe Sportit dhe Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”.

KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
ARJAN GJONÇA   
Kryetar