Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 118, datë 18.12.2015 PËR AKREDITIMIN INSTITUCIONAL TË UNIVERSITETIT KATOLIK “ZOJA E KËSHILLIT TË MIRË”, TIRANË

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
VENDIM
Nr. 118, datë 18.12.2015
PËR
AKREDITIMIN INSTITUCIONAL TË UNIVERSITETIT KATOLIK “ZOJA E KËSHILLIT TË MIRË”, TIRANË


Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë”, i ndryshuar dhe mbështetur në procedurën e ndjekur nga APAAL, raportin e vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm si dhe dokumentacionin mbështetës,për Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, me Seli qendrore nëTiranë dhe me njësi kryesore si më poshtë:

1.      Fakulteti i Mjekësisë, Tiranë dhe Dega Elbasan si pjesë përbërëse e këtij Fakulteti
2.      Fakulteti i Farmacisë
3.      Fakulteti i Shkencave Ekonomike, Politike dhe Sociale
4.      Fakulteti i Shkencave të Aplikuara

VENDOSI:

1.      Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, Tiranë, i përmbush “Standardet shtetërore të cilësisë” për akreditimin Institucional si dhe kërkesat ligjore akademike aktuale në fuqi.

2.      Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, Tiranë, ka plotësuar njëkohësisht të gjitha rekomandimet e lëna nga akreditimi i mëparshëm Institucional dhe i programeve të studimit.

3.      Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, Tiranë, duhet të sigurojë që standardet, mbi bazën e të cilave është dhënë akreditimi, të përmbushen për të gjithë periudhën kohore të vlefshmërisësë akreditimit. Ngarkohet Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartë tëmonitorojë në vazhdimësi ruajtjen e këtyre standardeve dhe të raportojë pranë Këshillit të Akreditimit.

4.      Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që, Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, Tiranë, me të dhënat si më sipër, të akreditohet.

KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË