Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 118 datë 3.12.2010 - Universiteti i Tiranës

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 118 datë 3.12.2010
Për Programin e Studimit të Ciklit të Tretë që përfundon me Doktoraturë në:
SHKENCA POLITIKE
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për Programin e Ri të Studimit,
Doktoraturë në: “Shkenca Politike”, të kërkuar nga Fakulteti i Shkencave Sociale,
Universiteti i Tiranës, bazuar në raportin e vlerësimit teknik, raportin e verifikimit të
aspekteve ligjore dhe përmbajtësore, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të
Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, arrin në këtë
përfundim:
· Aplikimi për programin nuk plotëson kërkesën e Ligjit të arsimit të lartë, neni 26,
pika 1.3.1: Programet e studimeve të doktoratës janë programe të studimeve të
ciklit të tretë, me karakter plotësisht akademik, që kanë në bazë kërkim shkencor
dhe veprimtari krijuese.
Ky program nuk zhvillohet brënda një projekti të madh kërkimor sipas Udhëz Nr 5,
datë 22.01.2008, të MASH, pika 3 “Programet e studimit të doktoratës organizohen
si rregull brenda një projekti të madh kërkimor-didaktik e kulturor…”.
· Aplikimi për programin nuk plotëson kërkesat e VKM, 864, datë 5.12.2007, pikat 1
dhe 2 për: fushën shkencore, detajimin e programit, fazën e thellimit teorik,
personelin akademik në përputhje me fushën e studimit, udhëheqjet e studentëve,
etj, të gjitha këto nuk përmbahen në aplikimin e programit.
· Nuk ka syllabuse të lëndëve.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë
21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303,
datë 01.07.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon
Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
1. Programi i Studimit: Doktor në Shkenca Politike të mos hapet
KËSHILLI i AKREDITIMIT
Zj. Anila Hoda, Z. Ilir Bozgo dhe Z. Vladimir Nika nuk ishin të pranishëm në këtë mbledhje.