KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 12 datë 15.05.2009
Për vlerësimin e Programeve të Studimit të Ciklit të Parë që përfundojnë me Diplomë e Nivelit të Parë në :
“TEKNOLOGJI E PRODHIMIT BIMOR”
“HISTORI, GJEOGRAFI”
“PEDAGOGJI MUZIKORE”
“FIZARMONIKË KLASIKE”
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimet për Programet e reja të Studimit, Diplomë e Nivelit të Parë (DNP) në “Teknologjitë e Prodhimit Bimor”, të kërkuar nga Fakulteti i Bujqësisë, Universiteti “F. S. Noli” Korçë; Diplomë e Nivelit të Parë (DNP) në “Histori, Gjeografi”, të kërkuar nga Fakulteti i Edukimit, Universiteti “I. Qemali” Vlorë; Diplomë e Nivelit të Parë (DNP) në “Pedagogji Muzikore”, DNP në “Fizarmonikë Klasike”, të kërkuar nga Fakulteti i Muzikës, Akademia e Arteve të Bukura, Tiranë, bazuar në Raportet e vlerësimit teknik, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Diplomë e Nivelit të Parë “Teknologjitë e Prodhimit Bimor”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar pozitiv.
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Diplomë e Nivelit të Parë “Pedagogji Muzikore”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar pozitiv.
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Diplomë e Nivelit të Parë “Fizarmonikë Klasike”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar pozitiv.
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Diplomë e Nivelit të Parë “Histori, Gjeografi”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar negativ.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Diplomë e Nivelit të Parë “Teknologjitë e Prodhimit Bimor”, të hapet.
Programi i Studimit: Diplomë e Nivelit të Parë “Pedagogji Muzikore”, të hapet.
Programi i Studimit: Diplomë e Nivelit të Parë “Fizarmonikë Klasike”, të hapet.
Programi i Studimit: Diplomë e Nivelit të Parë “Histori, Gjeografi”, të mos hapet.
KËSHILLI i AKREDITIMIT