Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 120 datë 03.12.2010 - SHLUP “Universiteti i Veriut “Argent”

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 120 datë 03.12.2010
Për Programet e Studimit të Ciklit të Parë që përfundojnë me Bachelor (BSc) në:
· Drejtësi
· Edukim Fizik dhe Sporte
· Marketing i Turizmit dhe Mikpritjes
· Menaxhim Hotelesh e Restorantesh
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimet për Programet e Reja të Studimit, Bachelor
në “Drejtësi”, Bachelor në “Edukim Fizik dhe Sporte”, Bachelor në “Marketing i Turizmit
dhe Mikpritjes” dhe Bachelor në “Menaxhim Hotelesh e Restorantesh” të kërkuara nga
Shkolla e Lartë Private “Universiteti i Veriut “Argent”, Shkodër, bazuar në raportet e
vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të
Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në
standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim se:
· Përmbajtja e Programeve të Reja të Studimit, Bachelor në: “Drejtësi”, “Edukim
Fizik dhe Sporte”, “Marketing i Turizmit dhe Mikpritjes” dhe “Menaxhim Hotelesh
e Restorantesh” nuk përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep
vlerësimin Negativ, me argumentin që Institucionit aplikues i mungojnë
kontratat me personelin akademik.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë
21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303,
datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon
Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Bachelor në “Drejtësi” të mos hapet
Programi i Studimit: Bachelor në “Edukim Fizik dhe Sporte” të mos hapet
Programi i Studimit: Bachelor në “Marketing i Turizmit dhe Mikpritjes” të mos hapet
Programi i Studimit: Bachelor në “Menaxhim Hotelesh e Restorantesh”
të mos hapet
Zj. Anila Hoda, Z. Ilir Bozgo dhe Z. Vladimir Nika nuk ishin të pranishëm në këtë
mbledhje.