KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 123 datë 03.12.2010
Për Programin e Studimit të Ciklit të Dytë, që përfundon me Master në fushën e Mësuesisë
për Arsimin e Mesëm të Lartë (AML) në:
1. Gjuhë-Letërsi me profil minor në “Arte”
Këshilli i Akreditimit, pasi rishqyrtoi pas plotësimeve propozimin për Programin e Ri të Studimit
të Ciklit të Dytë në fushën e Mësuesisë për Arsimin e Mesëm të Lartë, të aplikuar nga
Universiteti “Fan S. Noli” Korçë, bazuar në raportin e vlerësimit teknik, raportimin e Agjencisë
Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e
kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
1. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Master në AML në Gjuhë-Letërsi me
profil minor në “Arte”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep
vlerësimin pozitiv.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për
Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për
Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të
Shkencës:
Programi i Studimit: Programi Master në fushën e Mësuesisë për AML në Gjuhë-Letërsi
me profil minor në “Arte” të hapet
KËSHILLI i AKREDITIMIT
Zj. Anila Hoda, Z. Ilir Bozgo dhe Z. Vladimir Nika nuk ishin të pranishëm në këtë mbledhje.