KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 128 datë 03.12.2010
Për Programet e Studimit të Ciklit të Parë që përfundojnë me Bachelor në:
1. Menaxhim Biznes
2. Financë Bankë
3. Marketing Komunikim
4. Menaxhim Ndërkombëtar
dhe për Programet e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundojnë me Master i Shkencave në:
1. Psikologji e Fëmijës dhe Shkollore
2. Psikologji Klinike
3. E Drejtë Civile Tregtare
4. E Drejtë Penale
5. E Drejtë Publike dhe Administrative
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimet për Programet e Reja të Studimit, Bachelor dhe
Master Shkencor të kërkuara nga SHLUP “Wisdom University” bazuar në raportet e vlerësimeve
teknike dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për
procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë,
arrin në këtë përfundim:
1. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Bsc në “Menaxhim Biznes” përmbush standardet e
cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin pozitiv.
2. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Bsc në “Financë - Bankë”, vendos kushte pas
plotësimit të cilave jepet vlerësimi përfundimtar:
Kushtet:
Nëse pretendohet përgatitja e specialisteve edhe për banka (siç thuhet në këtë
program) mendoj se duhen pëfshirë edhe disiplina të tjera si “Kontabiliteti bankar”
dhe “Paraja dhe bankat” (për këtë është parashikuar diçka në lëndën ”Teknika
bankare” temat 9, 10, 11, 12 dhe 13 por që nuk a kanë vendin aty). Në këtë kuadër
sugjerohet që edhe lënda “Institucionet Financiare dhe tregjet e kapitalit” të mos
jetë lëndë me zgjedhje por një lëndë e rëndësishme që ndihmon në formimin e atyre që
do të punësohen në banka por, edhe në shoqëritë e sigurimeve.
Nëse synohet të përgatiten specialistë edhe për shoqëritë e sigurimet mendoj se është e
nevojshme edhe përfshirja e lëndës ”Drejtimi i Sigurimeve”.
Disa disiplina si “Institucionet Financiare dhe tregjet e kapitalit” dhe ”Analiza
financiare” që ndikojnë në formimin e atyre që pretendojnë të punojnë në sektorët
financiarë të biznesit duhej t’u jepeshin më shumë ECTS në përshtatje me një nga
synimet e pretenduara të degës Financë – Bankë.
Të specifikohen detyrimet e studentit për cdo lëndë, pasi të gjitha lëndët e
paraqitura kanë të njejtën strukturë apo të njejtat kritere vlerësmi. Kështu psh, të
gjitha lëndët duhet të kenë detyra kursi. Nga ana tjetër mendoj se detyrimi për të
përgatitur detyra kursi për çdo lëndë përfaqëson një mbingarkesë të dëmshme për
studentët.
Në material parashikohen pedagogë (me kohë të pjesshme!) që mbulojnë 3 ose 4
lëndë! Sipas programeve janë parashikuar 2 pedagogë me nga 4 lëndë dhe një
pedagog me 3 lëndë. Kjo le vend për të menduar se aktivizimi i tyre është projektuar
vetëm formalisht. Mendoj se autoriteti përkatës duhet të verifikojë kontratat e
punësimit. Kjo është e domosdoshme edhe për të parë raportin ndërmjet pedagogëve
me kohë të plotë dhe atyre me kohë të pjesshme (nga lista e personelit akademik të
paraqitur në material nuk kuptohet asgjë në lidhje me këtë). Natyrisht edhe aplikuesi
duhet të kryej rregullimet e nevojshme për këtë çështje.
Nga vështrimi i sylabuseve konstatohet se ka ndonjë lëndë (psh, “Aftësitë drejtuese”]
që ka si literaturë bazë vetëm 2 tekste në gjuhë të huaj, ndërkohë që në Shqipëri
ka në qarkullim edhe tekste në gjuhën shqipe.
3. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Bsc në “Marketing Komunikim”
përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin pozitiv
4. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Bsc në “Menaxhim Ndërkombëtar”
nuk përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin negativ.
5. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Msc në “Psikologji e Fëmijës dhe
Shkollore” nuk përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin
negativ
6. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Msc në “Psikologji Klinike” nuk
përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin negativ
7. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Msc në “E Drejtë Civile dhe Tregtare”
përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin pozitiv
8. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Msc në “E Drejtë Penale” përmbush
standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin pozitiv
9. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Msc në “E Drejtë Publike dhe
Administrative” përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin
pozitiv, me sugjerimin që të shihet mundësia e pasurimit të titujve të teksteve në
disa lëndë.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për
Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për
Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të
Shkencës:
Programi i Studimit: Bachelor në “Menaxhim Biznes” të hapet
Programi i Studimit: Bachelor në “Financë – Bankë” të hapet
Programi i Studimit: Bachelor në “Marketing Komunikim” të hapet
Programi i Studimit: Bachelor në “Menaxhim Ndërkombëtar” të mos hapet
Programi i Studimit: Master i Shkencave në “Psikologji e Fëmijës dhe Shkollore” të mos hapet
Programi i Studimit: Master i Shkencave në “Psikologji Klinike” të mos hapet
Programi i Studimit: Master i Shkencave në “E Drejtë Civile dhe Tregtare” të hapet
Programi i Studimit: Master i Shkencave në “E Drejtë Penale” të hapet
Programi i Studimit: Master i Shkencave në “E Drejtë Publike dhe Administrative” të hapet
KËSHILLI i AKREDITIMIT
Zj. Anila Hoda, Z. Ilir Bozgo dhe Z. Vladimir Nika nuk ishin të pranishëm në këtë mbledhje.