Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 129 datë 03.12.2010 - SHLUP "Universiteti Planetar i Tiranës"

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 129 datë 03.12.2010
Për Programet e Studimit të Ciklit të Parë që përfundojnë me Bachelor në:
1. Financë Kontabilitet
2. Financë - Shkenca Juridike
dhe për Programin e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundon me Master i Shkencave në:
1. Farmaci
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimet për Programet e Reja të Studimit, Bachelor
në “Financë Kontabilitet”, Bachelor në “Financë - Shkenca Juridike” dhe Master i
Shkencave në “Farmaci” të kërkuara nga Shkolla e Lartë Private “Planetar”, Tiranë,
bazuar në raportet e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike
të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve,
bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim se:
1. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Bsc në “Financë Kontabilitet”
përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin pozitiv, me
sugjerimin që: Të rishikohet përmbajtja e lëndës “Menaxhim Strategjik” pasi nuk
përputhet tërësisht me emërtimin e saj si dhe të rishikohet përgjegjësi i lëndës
“Menaxhim Biznesi” pasi nuk përputhet specialiteti me lëndën që ai mbulon.
2. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Bsc në “Financë - Shkenca
Juridike” përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin pozitiv.
3. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Msc në “Farmaci” përmbush
standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin pozitiv me kusht.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë
21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303,
datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon
Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Bachelor në “Financë Kontabilitet” të hapet
Programi i Studimit: Bachelor në “Financë - Shkenca Juridike” të hapet
Programi i Studimit: Bachelor në “Farmaci” të hapet
KËSHILLI i AKREDITIMIT
Zj. Anila Hoda, Z. Ilir Bozgo dhe Z. Vladimir Nika nuk ishin të pranishëm në këtë mbledhje.