Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 13 datë 15.05.2009 - Universiteti i Tiranës, Akademia e Arteve të Bukura, Universiteti Politeknik i Tiranës, Universiteti Bujqësor i Tiranës

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 13 datë 15.05.2009

Për vlerësimin e Programeve të Studimit të Ciklit të Tretë, që përfundojnë me Diplomë: Master i Nivelit të Dytë në :
“SHKENCA PENALE”
“SHKENCA JURIDIKE CIVILE”
“KËRKIME NË EDUKIM”
“KËRKIM PSIKOLOGJIK”
“INFERMIERI DHE SUBSPECIALITETE”
“KOMPOZIM”
“MUZIKOLOGJI”
“INTERPRETIM” në Specialitetet: 1. PIANO; 2. VIOLINË; 3. VIOLË; 4. VIOLINÇEL; 5. KLARINETË; 6. FLAUT; 7. MUZIKË DHOME
“AUTOMATIKË dhe TEKNOLOGJITË E KONTROLLIT”
“MJEKËSI VETERINARE” me profile: 1. DIAGNOZË LABORATORIKE; 2. KLINIKË VETERINARE
“EKONOMI DHE AGROBIZNES” me profile: 1. DREJTIM I NDËRMARRJEVE; 2. EKONOMI DHE POLITIKA AGRARE; 3. ZHVILLIM RURAL I INTEGRUAR; 4. MANAXHIM FINANCIAR
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimet për Programet e Reja të Studimit, Master i Nivelit të Dytë (MND) në “Shkenca Penale” dhe “Shkenca Juridike Civile”, të kërkuar nga Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, MND në “Kërkime në Edukim” dhe MND në “Kërkim Psikologjik”, të kërkuar nga Fakulteti i Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës, MND në “Infermieri dhe Subspecialitetete”, të kërkuar nga Fakulteti i Infermierisë, Universiteti i Tiranës, MND në “Kompozim”, MND në “Muzikologji” dhe MND në “Interpretim” me specialitetet: 1.Piano; 2. Violinë; 3. Violë; 4. Violinçel; 5. Klarinetë; 6. Flaut; 7. Muzikë Dhome , të kërkuar nga Fakulteti i Muzikës, Akademia e Arteve të Bukura, MND në “Automatikë dhe Teknologjitë e Kontrollit”, të kërkuar nga Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike, Universiteti Politeknik i Tiranës, MND në “Mjekësi Veterinare” me profile: 1. Diagnozë Laboratorike, 2. Klinikë Veterinare, të kërkuara nga Fakulteti i Mjekësisë Veterinare, Universiteti Bujqësor i Tiranës, MND në “Ekonomi dhe Agrobiznes” me profile: 1. Drejtim i Ndërmarrjeve, 2. Ekonomi dhe Politika Agrare, 3. Zhvillim i Integruar Rural, 4. Menaxhim Financiar, të kërkuar nga Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit, Universiteti Bujqësor i Tiranës, bazuar në Raportet e vlerësimit teknik, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
1. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Master i Nivelit të Dytë “Shkenca Penale”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar pozitiv me kusht që të përcaktohet qartë ndarja e ngarkesave mësimore në auditor midis formave të mësimdhënies.
2. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Master i Nivelit të Dytë “Shkenca Juridike Civile”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar pozitiv me kusht që të përcaktohet qartë ndarja e ngarkesave mësimore në auditor midis formave të mësimdhënies.
3. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Master i Nivelit të Dytë “Kërkime në Edukim”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar pozitiv me kusht që të përcaktohet qartë ndarja e ngarkesave mësimore në auditor midis formave të mësimdhënies, të plotësohen mungesat në syllabuset e lëndëve dhe emërtimi të jetë MND në Shkencat e Edukimit.
4. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Master i Nivelit të Dytë “Kërkim Psikologjik”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar pozitiv me kusht që të përcaktohet qartë ndarja e ngarkesave mësimore në auditor midis formave të mësimdhënies, të plotësohen mungesat në syllabuset e lëndëve dhe emërtimi të jetë MND në Psikologji Klinike.
5. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Master i Nivelit të Dytë “Infermieri dhe Subspecialitete”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin pozitiv me kusht që të plotësohen syllabuset e lëndëve.
6. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Master i Nivelit të Dytë “Kompozim”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar pozitiv me kusht.
7. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Master i Nivelit të Dytë “Muzikologji”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar pozitiv.
8. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Master i Nivelit të Dytë “Interpretim” me specialitetet: 1.Piano; 2. Violinë; 3. Violë; 4. Violinçel; 5. Klarinetë; 6. Flaut; 7. Muzikë Dhome, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar pozitiv.
9. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Master i Nivelit të Dytë “Automatikë dhe Teknologjitë e Kontrollit”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar pozitiv me kusht që të përcaktohet qartë ndarja e ngarkesave në auditor midis formave të mësimdhënies.
10. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Master i Nivelit të Dytë “Mjekësi Veterinare” me profile:1. Diagnozë Laboratorike, 2. Klinikë Veterinare, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar pozitiv me kusht që të përcaktohet qartë ndarja e ngarkesave në auditor midis formave të mësimdhënies.
11. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Master i Nivelit të Dytë “Ekonomi dhe Agrobiznes” me profile: 1. Drejtim i Ndërmarrjeve, 2. Ekonomi dhe Politika Agrare, 3. Zhvillim i Integruar Rural, 4. Menaxhim Financiar, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar pozitiv me kusht që të plotësohen syllabuset e lëndëve dhe të përcaktohet qartë ndarja e ngarkesave në auditor midis formave të mësimdhënies.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Master i Nivelit të Dytë “Shkenca Penale”, të hapet.
Programi i Studimit: Master i Nivelit të Dytë “Shkenca Juridike Civile”, të hapet.
Programi i Studimit: Master i Nivelit të Dytë “Shkencat e Edukimit”, të hapet.
Programi i Studimit: Master i Nivelit të Dytë “Psikologji Klinike”, të hapet.
Programi i Studimit: Master i Nivelit të Dytë “Infermieri dhe Subspecialitete”, të hapet.
Programi i Studimit: Master i Nivelit të Dytë “Kompozim”, të hapet.
Programi i Studimit: Master i Nivelit të Dytë “Muzikologji”, të hapet.
Programi i Studimit: Master i Nivelit të Dytë “Interpretim” me specialitetet: 1.Piano; 2. Violinë; 3. Violë; 4. Violinçel; 5. Klarinetë; 6. Flaut; 7. Muzikë Dhome, të hapet.
Programi i Studimit: Master i Nivelit të Dytë “Automatikë dhe Teknologjitë e Kontrollit”, të hapet.
Programi i Studimit: Master i Nivelit të Dytë “Mjekësi Veterinare” me profile: 1. Diagnozë Laboratorike, 2. Klinikë Veterinare, të hapet.
Programi i Studimit: Master i Nivelit të Dytë “Ekonomi dhe Agrobiznes” me profile: 1. Drejtim i Ndërmarrjeve, 2. Ekonomi dhe Politika Agrare, 3. Zhvillim i Integruar Rural, 4. Menaxhim Financiar, të hapet.

 

KËSHILLI i AKREDITIMIT