KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 131 datë 21.12.2010
Për Programin e Studimit të Ciklit të Tretë që përfundon me Doktoraturë në:
STUDIME EUROPIANE, me drejtime:
- Legjislacioni dhe Institucionet Europiane
- Politika dhe Qeverisja në Europë
- Diplomacia dhe Marrëdhëniet ndërkombëtare të BE
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për Programin e Ri të Studimit, Doktoraturë në:
“Studime Europiane” me tre drejtime, të kërkuar nga Universiteti i Tiranës, bazuar në raportin e
vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të
Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore
të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
1. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Doktoraturë në “Studime Europiane”
me tre drejtime, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin
pozitiv.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për
Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për
Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të
Shkencës:
Programi i Studimit: Doktor në “Studime Europiane”, me tre drejtime:
- Legjislacioni dhe Institucionet Europiane
- Politika dhe Qeverisja në Europë
- Diplomacia dhe Marrëdhëniet ndërkombëtare të BE
të hapet
KËSHILLI i AKREDITIMIT
Z. Emil Lamani dhe Z. Ilir Bozgo nuk ishin të pranishëm në këtë mbledhje.