Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 132 datë 21.12.2010 - Qëndra e Studimeve Albanologjike

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 132 datë 21.12.2010
Për riorganizimin e Programeve të Studimit Master i Nivelit të Dytë në Master i
Shkencave të Qëndrës së Studimeve Albanologjike.
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për riorganizimin e Programeve të Studimit
Master i Nivelit të Dytë në: Histori Moderne e Shqipërisë; Arkeologji; Etnologji dhe Folklor;
Gjuhë Shqipe; Studime Letrare, të kërkuar nga Qëndra e Studimeve Albanologjike, bazuar
në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
· Riorganizimi i Programit të Studimit Master i Shkencave në Histori Moderne e
Shqipërisë, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin pozitiv.
· Riorganizimi i Programit të Studimit Master i Shkencave në Arkeologji, përmbush
standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin pozitiv.
· Riorganizimi i Programit të Studimit Master i Shkencave në Etnologji dhe Folklor,
përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin pozitiv.
· Riorganizimi i Programit të Studimit Master i Shkencave në Gjuhë Shqipe,
përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin pozitiv.
· Riorganizimi i Programit të Studimit Master i Shkencave në Studime Letrare,
përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin pozitiv.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007,
Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999,
për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Master i Shkencave në Histori Moderne e Shqipërisë miratohet i riorganizuar
Programi i Studimit: Master i Shkencave në Arkeologji miratohet i riorganizuar
Programi i Studimit: Master i Shkencave në Etnologji dhe Folklor miratohet i riorganizuar
Programi i Studimit: Master i Shkencave në Gjuhë Shqipe miratohet i riorganizuar
Programi i Studimit: Master i Shkencave në Studime Letrare miratohet i riorganizuar
KËSHILLI i AKREDITIMIT
Z. Emil Lamani dhe Z. Ilir Bozgo nuk ishin të pranishëm në këtë mbledhje.