Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 136 datë 21.01.2011 - Kolegji Profesional “Luigj Benussi”

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 136 datë 21.01.2011

Për Programin e Studimit të Ciklit të Parë që përfundon me Bachelor (Bsc) në:
1. INFERMIERI E PËRGJITHSHME
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për Programin e Ri të Studimit, Bachelor në “Infermieri e
Përgjithshme” të kërkuar nga Kolegji Profesional “Luigj Benussi”, Tiranë, bazuar në raportet e vlerësimit
teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e
vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim se:
1. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Bsc në “Infermieri e Përgjithshme”, përmbush pjesërisht
standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe
verifikimit të të cilave jep vlerësim përfundimtar:
Kushtet:

  • Të paraqiten kontratat e miratuara me Qëndrën Spitalore dhe Shëndetësore për kryerjen e Praktikës mësimore në të tre vitet e studimit.
  • Të rishikojë raportet e krediteve për të përmbushur kriteret e MASh për këtë cikël studimi.
  • Të qartësohet tregu potencial i punës për studentët që mbarojnë këtë program studimi.

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e
Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të
Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Institucioni aplikues Kolegji Profesional “Luigj Benussi”, pasi të ketë plotësuar kushtet e mësipërme
për këtë program studimi, të njoftojë zyrtarisht Këshillin e Akreditimit, i cili, pas verifikimit, do të
rifillojë procedurën për vlerësimin e programit të mësipërm.
KËSHILLI i AKREDITIMIT
Bardhyl MUSAI Kryetar __________________________
Anila HODA Nën/Kryetar __________________________
Gëzim HADAJ Anëtar __________________________
Emil LAMANI Anëtar __________________________
Vladimir NIKA Anëtar __________________________
Shyqyri LLACI Anëtar __________________________
Edlira LATE Anëtar __________________________
Ilir BOZGO Anëtar __________________________
Qamil DIKA Anëtar __________________________