KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 137 datë 21.01.2011
Për Programin e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundon me Master i Shkencave (Msc) në:
1. MJEKËSI
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për Programin e Ri të Studimit, Master i Shkencave në
“Mjekësi” të kërkuar nga ShLUP “Kristal”, Tiranë, bazuar në raportin e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje,
raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin
e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim se:
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Msc në “Mjekësi”, nuk përmbush standardet e cilësisë dhe
për këtë arsye jep vlerësimin Negativ.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e
Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të
Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Master i Shkencave në “Mjekësi” të mos hapet
KËSHILLI i AKREDITIMIT
Bardhyl MUSAI Kryetar __________________________
Anila HODA Nën/Kryetar __________________________
Gëzim HADAJ Anëtar __________________________
Emil LAMANI Anëtar __________________________
Vladimir NIKA Anëtar __________________________
Shyqyri LLACI Anëtar __________________________
Edlira LATE Anëtar __________________________
Ilir BOZGO Anëtar __________________________
Qamil DIKA Anëtar __________________________