Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 138 datë 21.01.2011 - Universiteti “Aleksandër Xhuvani”

KËSHILLI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 138 datë 21.01.2011

Për Programin e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundon me Master i Shkencave (Msc) në:
1. PSIKOLOG EDUKIMI
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për Programin e Ri të Studimit, Master i Shkencave në
“Psikolog Edukimi” të kërkuar nga Universiteti “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan, bazuar në raportin e
vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për
procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë
përfundim se:
1. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Msc në “Psikolog Edukimi”, përmbush pjesërisht standardet e
cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave
jep vlerësim përfundimtar:
Kushtet:

  • Të ripunohet seksioni i objektivave të programit, ato duhet të jenë specifikë dhe në përputhje me
  • drejtimet e fushës së psikologjisë së edukimit.
  • Të ripunohet plani mësimor në përputhje me drejtimet e psikologjisë së edukimit.
  • Të hiqet rekomandimi i literaturës që është i përshtatshëm për një cikël të parë studimi. Të shihet se
  • në mjaft lëndë literatura e rekomanduar në gjuhën shqipe janë tekste që janë përdorur nga studentët
  • në programin e nivelit të parë. Të përcaktohet në program sesi do të sigurohet literatura në gjuhë të
  • huaj që është përcaktuar në syllabuset e secilës lëndë.
  • Të mos përfshihen në mësimdhënie në këtë nivel pedagogë që kanë gradën Master.
  • Në planin që do të ripunohet të bëhet ndarja e lëndëve/moduleve sipas veprimtarive formuese në përputhje me kriteret në fuqi
  • Të përcaktohen në mënyrë specifike kriteret e pranimit në këtë program studimi, lista e plotë e
  • diplomave të ciklit të parë që mundësojnë kalimin në këtë program pa debite, me debite formimi
  • dhe me plotësim kreditesh të mangëta. Si dhe procedura e kryerjes së plotësimeve si dhe struktura
  • për vlerësimin e programeve të ciklit të parë. E gjithë kjo të bëhet në përputhje me kritere në fuqi të
  • kalimit nga një program i ciklit të parë në një program të ciklit të dytë.

 

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e
Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të
Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Institucioni aplikues Universiteti “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan, pasi të ketë plotësuar kushtet e
mësipërme, të njoftojë zyrtarisht Këshillin e Akreditimit, i cili, pas verifikimit, do të rifillojë
procedurën për vlerësimin e programit të mësipërm.
KËSHILLI i AKREDITIMIT
Bardhyl MUSAI Kryetar __________________________
Anila HODA Nën/Kryetar __________________________
Gëzim HADAJ Anëtar __________________________
Emil LAMANI Anëtar __________________________
Vladimir NIKA Anëtar __________________________
Shyqyri LLACI Anëtar __________________________
Edlira LATE Anëtar __________________________
Ilir BOZGO Anëtar __________________________
Qamil DIKA Anëtar __________________________