Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 139 datë 21.01.2011 - “Akademia Pedagogjike e Tiranës”

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 139 datë 21.01.2011

Për Programet e Studimit të Ciklit të Parë që përfundojnë me Bachelor (Bsc) në:
1. INFERMIERI E PËRGJITHSHME
2. GAZETARI
3. PEDAGOGJI SPECIALE
Për Programin e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundon me Master Profesional (Mp) në:
1. STUDIME PROFESIONALE PEDAGOGJIKE
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimet për Programet e Reja të Studimit, Bachelor në “Infermieri e
Përgjithshme”; Bachelor në “Gazetari”; Bachelor në “Pedagogji Speciale”; Master Profesional në “Studime
Profesionale Pedagogjike”, të kërkuar nga SHLUP “Universiteti Pedagogjik i Tiranës”, bazuar në raportet e
vlerësimeve teknike dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për
procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë
përfundim:
1. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Bsc në “Infermieri e Përgjithshme”, nuk përmbush standardet e
cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin negativ, për arsye se:

  • Nuk ka të dhëna të sakta për kualifikimin e personelit akademik
  • Personeli akademik, jep 2-3 lëndë.
  • Modulet “Rehabilitimi” dhe “Kujdesi për gruan” janë shumë të profilizuara
  • Mungon lënda/moduli “Gjuhës Frënge”.
  • Lënda “Farmakologji”, nuk ka metodikën e mësimdhënies, mënyrën e vlerësimit, detyrimet e studentit dhe literaturën.
  • Mungojnë CV e personelit akademik.

2. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Bsc në “Gazetari”, nuk përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë
arsye jep vlerësimin negativ, për arsye se:

  • Programet e lëndëve nuk janë hartuar sipas template standarte (objektivat e lëndës; temat e hollësishme me përmbajtje; Literatura e detyruar dhe ndihmëse në gjuhën shqipe dhe gjuhë të huaj; vlerësimet dhe
  • detyrimet e studentit etj)
  • Literatura e paraqitur është e vjetëruar dhe e pakonsultuar me literaturën në gjuhën shqipe të Biblotekës Kombëtare, pas viteve 90’ dhe literaturën e botuar nga Instituti Shqiptar i Medias.
  • Syllabuset e lëndëve duhet të redaktohen në gjuhën shqipe (Korrektori i Gjuhës Shqipe).
  • Për lëndën “Sintaksë (praktikë gjuhësore)” nuk parashikohet mënyra e saj e realizimit. Lënda “Ligjet për mediat” është e papërligjur. Lënda Praktikë profesionale nuk ka asnjë të dhënë konkrete se si do të
  • realizohet, dhe bashkëpunimet.
  • Ka personel akademik të cilët mbulojnë deri në 3 lëndë, si P.sh “Komunikim Masiv”; “Etika e Medias” dhe “Media e shkruar”, mbulohen nga një pedagogë.

Mungojnë CV e personelit akademik.
3. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Bsc në “Pedagogji Speciale”, nuk përmbush standardet e cilësisë
dhe për këtë arsye jep vlerësimin negativ, për arsye se:

  • Objektivat formuese të lëndëve janë të pastrukturuara dhe nuk përputhen me objektivat e programit të studimit
  • Liteturatura është e vjetëruar, me defekte dhe shumë formale
  • Disa pedagogë janë jashtë profilit të tyre dhe asnjë prej tyre nuk ka CV.

4. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Mp në “Studime Profesionale Pedagogjike”, nuk përmbush
standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin negativ, për arsye se:

  • Emërtimi i programit të studimit nuk përputhet me vetë programin e studimit
  • Objektivat formuese nuk përputhen me programin e studimit
  • Lëndët janë të nivelit Bachelor
  • Ka lëndë të cilat janë të karakterit psikologjik, jashtë fushës së studimit të këtij programi
  • Literatura është e vjetëruar dhe nuk është në përputhje me emërtimin e lëndës.
  • Korniza e metodave të mësimdhënies është e paplotë dhe nuk qartësohet ekspertiza.
  • Raportet e ECTS midis displinave akademike janë të çrregullta, po ashtu praktika profesionale dhe mikroteza.

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në
Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin
e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Bachelor në “Infermieri e Përgjithshme” të mos hapet
Programi i Studimit: Bachelor në “Gazetari” të mos hapet
Programi i Studimit: Bachelor në “Pedagogji Speciale” të mos hapet
Programi i Studimit: Master Profesional në “Studime Profesionale Pedagogjike” të mos hapet

KËSHILLI i AKREDITIMIT