KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 14 datë 15.05.2009
Për vlerësimin e Programeve të Studimit të Ciklit të Tretë që përfundojnë me Diplomë: DOKTORATURË në :
“TEKNOLOGJITË E INFORMACIONIT DHE KOMUNIKIMIT”
“BUJQËSIA DHE MJEDISI” me drejtime: a.Shkencat Agronomike; b.Shkencat e Prodhimit Shtazor; c.Shkencat e Hortikulturës; d.Shkencat Mjedisore; e.Shkencat e Mbrojtjes së Bimëve
“EKONOMI DHE ABROBIZNES” me drejtime: a.Drejtim Agrobiznesi; b.Ekonomi Dhe Politikë Agrare; c.Financë – Kontabilitet
“SHKENCAT DHE BIOTEKNOLOGJIA USHQIMORE”
“SHKENCAT PYJORE” me drejtime: a.Qeverisja e Qëndrueshme e Burimeve Pyjore dhe Kullusore; b.Teknologjia e Drurit
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimet për Programet e Reja të Studimit, Doktoraturë (Dr) në Dr. në “Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit”, të kërkuar nga Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit, Universiteti Politeknik i Tiranës, Dr. në. në “Bujqësia dhe Mjedisi” me drejtime: 1. Shkencat Agronomike, 2. Shkencat e Prodhimit Shtazor, 3. Shkencat e Hortikulturës, 4. Shkencat Mjedisore, 5. Shkencat e Mbrojtjes së Bimëve, të kërkuar nga Fakulteti i Bujqësisë dhe Mjedisit, Dr. në “Ekonomi dhe Agrobiznes” me drejtime: 1. Drejtim Agrobiznesi, 2. Ekonomi dhe Politikë Agrare, 3. Financë – Kontabilitet, të kërkuar nga Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit, Dr. në “Shkencat dhe Bioteknologjia Ushqimore”, Dr. në “Shkencat Pyjore” me drejtime: 1. Qeverisja e Qëndrueshme e Burimeve Pyjore dhe Kullusore, 2. Teknologjia e Drurit, të kërkuar nga Fakulteti i Shkencave Pyjore, Universiteti Bujqësor i Kamzës, bazuar në Raportet e vlerësimit teknik, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Doktoraturë në “Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar pozitiv me sugjerimin që të ulet ngarkesa në auditor për pjesën e formimit teorik.
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Doktoraturë në “Bujqësia dhe Mjedisi” me drejtime: 1. Shkencat Agronomike, 2. Shkencat e Prodhimit Shtazor, 3. Shkencat e Hortikulturës, 4. Shkencat Mjedisore, 5. Shkencat e Mbrojtjes së Bimëve”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar pozitiv me kusht që të rishihet emërtimi i disa moduleve që ofrohen edhe në nivele më të ulta.
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Doktoraturë në “Ekonomi dhe Agrobiznes” me drejtime: 1. Drejtim Agrobiznesi, 2. Ekonomi dhe Politikë Agrare, 3. Financë – Kontabilitet, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar pozitiv me kusht që të rishihet emërtimi i disa moduleve që ofrohen në nivele më të ulta.
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Doktoraturë në “Shkencat dhe Bioteknologjia Ushqimore”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar pozitiv me kusht që të rishihet emërtimi i disa moduleve që ofrohen në nivele më të ulta.
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Doktoraturë në “Shkencat Pyjore” me drejtime: 1. Qeverisja e Qëndrueshme e Burimeve Pyjore dhe Kullusore, 2. Teknologjia e Drurit, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar pozitiv me kusht që të rishihet emërtimi i disa moduleve që ofrohen në nivele më të ulta.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Doktoraturë në “Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit”, të hapet
Programi i Studimit: Doktoraturë në “Bujqësia dhe Mjedisi” me drejtime: 1. Shkencat Agronomike, 2. Shkencat e Prodhimit Shtazor, 3. Shkencat e Hortikulturës, 4. Shkencat Mjedisore, 5. Shkencat e Mbrojtjes së Bimëve”, të hapet
Programi i Studimit: Doktoraturë në “Ekonomi dhe Agrobiznes” me drejtime: 1. Drejtim Agrobiznesi, 2. Ekonomi dhe Politikë Agrare, 3. Financë – Kontabilitet, të hapet
Programi i Studimit: Doktoraturë në “Shkencat dhe Bioteknologjia Ushqimore”, të hapet
Programi i Studimit: Doktoraturë në Doktoraturë në “Shkencat Pyjore” me drejtime: 1. Qeverisja e Qëndrueshme e Burimeve Pyjore dhe Kullusore, 2. Teknologjia e Drurit, të hapet
KËSHILLI i AKREDITIMIT