Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 140 datë 21.01.2011 - SHLUP "Medikadent"

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 140 datë 21.01.2011


Për Programin e Studimit të Ciklit të Parë që përfundon me Bachelor (Bsc) në:
1. LOGOPEDI
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për Programin e Ri të Studimit, Bachelor në “Logopedi” të
kërkuar nga SHLUP “Medikadent”, Tiranë, bazuar në raportin e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje,
raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin
e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim se:
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Bsc në “Logopedi”, përmbush standardet e cilësisë dhe për
këtë arsye jep vlerësimin pozitiv.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e
Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të
Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Bachelor në “Logopedi” të hapet


KËSHILLI i AKREDITIMIT