REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
VENDIM
Nr. 149/1, datë 07.07.2016
PËR
NJË NDRYSHIM NË VKA NR. 149, DATË 31.03.2016, “PËR AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER PROFESIONAL NË “FINANCË DHE MENAXHIM RISKU”, TË SHKOLLËS SË LARTË UNIVERSITARE PRIVATE “LUARASI”
Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë”, i ndryshuar dhe mbështetur në procesin dhe rezultatet e vlerësimit:
VENDOSI
1. Emërtimi “Fakulteti i Drejtësisë” në të gjithë rastet e përdorura të ndryshohet me emërtimin “Fakulteti Ekonomik”.KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË