Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 15 datë 27.05.2009 - Universiteti “Aleksandër Xhuvani”

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 15 datë 27.05.2009

Për vlerësimin e Programeve të Studimit të Ciklit të Parë që përfundojnë me Diplomë e Nivelit të Parë në:
“EDUKIM FIZIK, SPORTE DHE SHËNDET PUBLIK”
“TEKNOLOGJITË E INFORMACIONIT”
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimet për Programet e Reja të Studimit, Diplomë e Nivelit të Parë (DNP) në “Edukim Fizik, Sporte dhe Shëndet Publik”, të kërkuar nga Fakulteti i Edukimit dhe DNP në “Teknologjitë e Informacionit”, të kërkuar nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti “A. Xhuvani” Elbasan, bazuar në Raportet e vlerësimit teknik, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Diplomë e Nivelit të Parë “Edukim Fizik, Sporte dhe Shëndet Publik”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar pozitiv me kusht që të plotësohen mjediset e infrastrukturës për realizimin e disiplinave të veçanta të sportit, të bëjnë përpjekje për sigurimin e personelit të kualifikuar akademik, sipas specialiteteve të veçanta si dhe të ndryshohet emërtimi i diplomës në DNP në “Edukim Fizik dhe Sporte”, për arsye se Shëndeti Publik nuk ka peshë specifike të tillë në përmbajtje që të justifikojë emërtimin në diplomë.
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Diplomë e Nivelit të Parë “Teknologjitë e Informacionit”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar pozitiv me kusht që përpara pranimeve të studentëve të plotësohen kushtet që lidhen me: kriteret e pranimit të studentëve, kualifikimin e personelit pedagogjik, infrastrukturën laboratorike dhe të plotësohen ECTS-të për lëndën gjuhë e huaj .
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Diplomë e Nivelit të Parë “Edukim Fizik dhe Sporte”, të hapet.
Programi i Studimit: Diplomë e Nivelit të Parë “Teknologjitë e Informacionit”, të hapet

 

KËSHILLI i AKREDITIMIT