KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 150 datë 18.02.2011
Për akreditimin e Programeve të Studimit që përfundojnë me Diplomë e Nivelit të
Parë/Bachelor në “Drejtësi” dhe Diplomë e Nivelit të Parë/Bachelor në “Psikologji”, të
Shkollës së Lartë Universitare Private “Wisdom University”.
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi vlerësimin e Programeve të Studimit Diplomë e Nivelit
të Parë/Bachelor në “Drejtësi” dhe Diplomë e Nivelit të Parë/Bachelor në “Psikologji”, Fakulteti i
Drejtësi dhe Departamenti i Psikologjisë, të Shkollës së Lartë Universitare Private “Wisdom
University”, të kryer në periudhën Nëntor 2010 – Shkurt 2011, mbështetur në raportin e
vetëvlerësimit, raportin e vlerësimit të jashtëm, në raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të
Arsimit të Lartë, jep vlerësimin përfundimtar Pozitiv, pasi janë në përputhje me standardet, kërkesat
ligjore institucionale dhe akademike në fuqi.
Këshilli i Akreditimit vëren se në përgjithësi programet e studimit i kanë përmbushur
objektivat e tyre formues, por ka edhe disa mangësi në realizimin tërësor dhe me cilësi të procesit të
formimit të studentëve dhe pajisjes së tyre me dijet dhe shprehitë e nevojshme dhe për këtë qëllim
REKOMANDON:
Me gjithë vlerësimet pozitive do të shprehim edhe disa sugjerime (përveç atyre që vetë GVB ka
nxjerrë në Raportin e Vetëvlerësimit*) që mendojmë të shikohen për të rritur nivelin e këtij
institucioni. Këto sugjerime janë:
· Të vlerësohet mundësia e rritjes së kontakteve edhe me universitete të tjera, vendase dhe të
huaja, publike dhe private, në mënyrë të veçantë europiane dhe amerikane që ofrojnë
sidomos studime në Psikologji për të qënë në korrent të ndryshime që pëson kurrikula e
kursit në përshtatje me kërkesat e tregut të punës (mundësisht të ketë një marrëveshje
bashkëpunimi me fokus programet e studimeve në Psikologji me Universitetin e Tiranës).
· Të rishikohen kriteret e punësimit të pedagogëve të rinj me synim nxitjen dhe mbajtjen e
tyre në punë për afate të gjata kohore. Nxitja dhe inkurajimi i tyre mund të vijë përmes
krijimit të mundësive për specializime brenda dhe jashtë vendit si dhe nëpërmjet një
angazhimi më të plotë në punët e universitetit.
· Të shihet mundësia e vendosjes së kritereve seleksionuese në pranimin e studentëve në
programet e studimit Bachelor. Kjo do të ndikonte në rritjen e cilësisë.
· Të shihet mundësia e pasurimit të fondit të bibliotekës me botime në gjuhën shqip dhe në gjuhë të huaja sipas fushave të studimit.
· Të shihet mundësia e organizimit të një jete më aktive dhe të gjallë të studentëve pas mësimit.
· Është imediate zgjidhja e çështjes së kampusit të universitetit që do t’i jepte një vlerë më të madhe këtij institucioni.
· Duhet të shihet mundësia e ngritjes së një klinike për punën me studentët.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për
Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, Për Krijimin
e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, VKM Nr. 424, datë 2.6.2010, për Miratimin e
rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të
jashtëm të cilësisë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Diplomë e Nivelit të Parë/Bachelor në Drejtësi të akreditohet.
Programi i Studimit: Diplomë e Nivelit të Parë/Bachelor në Psikologji të akreditohet.
KËSHILLI i AKREDITIMIT
Bardhyl MUSAI Kryetar __________________________
Anila HODA Nën/Kryetar __________________________
Gëzim HADAJ Anëtar __________________________
Emil LAMANI Anëtar __________________________
Vladimir NIKA Anëtar __________________________
Shyqyri LLACI Anëtar __________________________
Edlira LATE Anëtar __________________________
Ilir BOZGO Anëtar __________________________
Qamil DIKA Anëtar __________________________
Znj. Edlira Late nuk ishte e pranishme në këtë mbledhje.