KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 153 datë 18.02.2011
Për Programet e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundojnë me Master i Shkencave (Msc) në:
1. E DREJTË CIVILE, me profile:
a. E drejtë familjare
b. E drejtë kontraktore
c. E drejtë tregtare
2. E DREJTË PUBLIKE, me profile:
a. E drejtë administrative
b. Organizimi dhe funksionim shteti
3. E DREJTË PENALE, me profile:
a. Krimet kundër pasurisë
b. Krimet kundër shëndetit
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimet për Programet e Reja të Studimit, Master i Shkencave në “E Drejtë
Civile” me 3 profile, Master i Shkencave në “E Drejtë Publike” me 2 profile dhe Master i Shkencave në “E Drejtë
Penale” me 2 profile, të kërkuar nga SHLUP “ILLYRIA”, Tiranë, bazuar në raportet e vlerësimeve teknike dhe në
përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe
respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
1. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Msc në “E Drejtë Civile” me 3 profile, përmbush pjesërisht
standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe verifikimit të
të cilave jep vlerësim përfundimtar:
Kushtet:
Të përmirësohet raporti midis pedagogëve të brendshëm dhe të jashtëm, pasi në çdo program vetëm
30- 40% është staf i brendshëm.
Në syllabuset e disa disiplinave literatura e detyrueshme duhe të përputhet me përmbajtjen e
disiplinës pasi ka raste që nuk pëputhet.
Literatura e detyruar duhet të përmbajë teskte bazë dhe jo artikuj revistash, vetëm ligje apo referenca
nga interneti.
Të shikohet mundësia e rritjes së notës mesatare për pranimin e studentëve.
2. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Msc në “E Drejtë Publike” me 2 profile, përmbush pjesërisht
standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe verifikimit të
të cilave jep vlerësim përfundimtar:
Kushtet:
Të përmirësohet raporti midis pedagogëve të brendshëm dhe të jashtëm, pasi në çdo program vetëm
30-40% është staf i brendshëm.
Në syllabuset e disa disiplinave literatura e detyrueshme duhe të përputhet me përmbajtjen e
disiplinës pasi ka raste që nuk pëputhet.
Literatura e detyruar duhet të përmbajë teskte bazë dhe jo artikuj revistash, vetëm ligje apo referenca
nga interneti.
Të shikohet mundësia e rritjes së notës mesatare për pranimin e studentëve.
3. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Msc në “E Drejtë Penale” me 2 profile, përmbush pjesërisht
standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe verifikimit të
të cilave jep vlerësim përfundimtar:
Kushtet:
Të përmirësohet raporti midis pedagogëve të brendshëm dhe të jashtëm, pasi në çdo program vetëm
30-40% është staf i brendshëm.
Në syllabuset e disa disiplinave literatura e detyrueshme duhe të përputhet me përmbajtjen e
disiplinës pasi ka raste që nuk pëputhet.
Literatura e detyruar duhet të përmbajë teskte bazë dhe jo artikuj revistash, vetëm ligje apo referenca
nga interneti.
Të shikohet mundësia e rritjes së notës mesatare për pranimin e studentëve.
Institucioni aplikues “ILLYRIA”, për programet e studimit: Master i Shkencave në “E Drejtë Civile” me 3 profile;
Master i Shkencave në “E Drejtë Publike” me 2 profile dhe Master i Shkencave në “E Drejtë Penale” me 2 profile,
pasi të jenë plotësuar kushtet e mësipërme për secilin program studimi, të njoftojë zyrtarisht Këshillin e Akreditimit, i
cili, pas verifikimit, do të rifillojë procedurën për vlerësimin e programeve të mësipërme.
KËSHILLI i AKREDITIMIT
Bardhyl MUSAI Kryetar __________________________
Anila HODA Nën/Kryetar __________________________
Gëzim HADAJ Anëtar __________________________
Emil LAMANI Anëtar __________________________
Vladimir NIKA Anëtar __________________________
Shyqyri LLACI Anëtar __________________________
Edlira LATE Anëtar __________________________
Ilir BOZGO Anëtar __________________________
Qamil DIKA Anëtar __________________________
Znj. Edlira Late nuk ishte e pranishme në këtë mbledhje.