Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 154 datë 18.02.2011 - SHLUP "Kristal"

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 154 datë 18.02.2011

Për Programet e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundojnë me Master Profesional (Mp) në:
1. FINANCË KONTABILITET
2. ÇËSHTJE TË SIGURISË
Për Programin e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundon me Master i Shkencave (Msc) në:
1. MENAXHIM DHE KOORDINIM I SHËRBIMEVE SHËNDETËSORE
INFERMIERISTIKE NË SHËNDET PUBLIK
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimet për Programet e Reja të Studimit Master Profesional në
“Financë Kontabilitet”; Master Profesional në “Çështje të Sigurisë” dhe Master i Shkencave në “Menaxhim
dhe koordinim i shërbimeve shëndetësore infermieristike në shëndet publik”, të kërkuara nga ShLUP
“Kristal”, Tiranë, bazuar në raportin e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të
Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet
shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim se:
1. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Mp në “Financë Kontabilitet”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin pozitiv.
2. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Mp në “Çështje të Sigurisë”, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave jep vlerësim përfundimtar:
Kushtet:
· Të integrohen më mirë modulet, që të jetë një program tërësor dhe në funksion të objektit të
fushës së sigurisë.
· Programet e syllabuseve në programin mësimor duhet të renditen sipas lëndëve në planin
mësimor, pasi janë dhënë jo sipas rradhës
· Duhet të rregulloet sasia e provimeve përfundimtare, pasi sipas plani mësimor janë parashikuar 7
provime, ndërsa sipas programit mësimor jepen 17 provime (për çdo syllabus).
· Të rishikohen raportet e formave të mësimdhënies, pasi ka syllabus pa asnjë orë seminar.
· Të shikohet raporti i orëve për kredite dhe i shpërndarjes së tyre sipas formave të mësimdhënies,
pasi ka kredite me 5 orë dhe me 25 orë.
· Të paraqitet e njëjta rregullsi në paraqitjen e strukturës lëndore të syllabuseve (temave,
mësimeve, përmbajtjes së tyre).
· Të rregullohet mospërputhja midis dokumentit “Organizimi i Studimeve” që parashikon 2
kredite për disiplinat me zgjedhje dhe planit mësimor ku nuk paraqiten.
· Të shikohet forma e përcaktuar për studim me kohë të plotë, pasi nuk përputhet me kontigjentet e
parashikuara për ndjekjen e programit (Ministria e Brendshme, Shërbimi Informativ Shtetëror,
Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, Shërbimi Informativ Ushtarak, Emergjencat Civile).
· Të shikohet rregullorja, pasi në disa vend u adresohet mësuesve, që nuk kanë lidhje me këtë
program si dhe saktësimi “Ministri e Brendshme” në vend të “Ministrisë së Rendit Publik” që
përdoret në këtë program.
· Të shmangen përsëritjet në përmbajtjen e disa moduleve, që lidhen me krimin e organizuara, etj
ose çështje shumë speciale, si te moduli “Misioni i Policisë së Shtetit” apo “Inteligjenca
Kombëtare”, të cilat mund të ishin disiplina me zgjedhje për studentët nga këto fusha
· Të përputhet numri i krediteve të programit (62 kredite) me plani mësimor (60 kredite).
· Programi i paraqitur ka nevojë për një redaktim gjuhësor.
3. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Msc në “Menaxhim dhe koordinim i shërbimeve
shëndetësore infermieristike në shëndet publik”, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për
këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave jep vlerësim përfundimtar:
Kushtet:
· Të rishikohet emërtimi i programit të studimit
· Të shikohet mundësia që në disa lëndë përveç pedagogut përgjegjës të paraqitet edhe pedagogu sipas moduleve.
· Të paraqiten kontratat më institucionet bashkëpunuese për Praktikën profesionale.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e
Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të
Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Master Profesional në “Financë Kontabilitet” të hapet
Institucioni aplikues “Universiteti Kristal” për programet e studimit: , Master Profesional në “Çështje të
Sigurisë” dhe Master i Shkencave në “Menaxhim dhe koordinim i shërbimeve shëndetësore infermieristike në
shëndet publik”, pasi të jenë plotësuar kushtet e mësipërme për secilin program studimi, të njoftojë zyrtarisht
Këshillin e Akreditimit, i cili, pas verifikimit, do të rifillojë procedurën për vlerësimin e programeve të mësipërme.
KËSHILLI i AKREDITIMIT
Bardhyl MUSAI Kryetar __________________________
Anila HODA Nën/Kryetar __________________________
Gëzim HADAJ Anëtar __________________________
Emil LAMANI Anëtar __________________________
Vladimir NIKA Anëtar __________________________
Shyqyri LLACI Anëtar __________________________
Edlira LATE Anëtar __________________________
Ilir BOZGO Anëtar __________________________
Qamil DIKA Anëtar __________________________
Znj. Edlira Late nuk ishte e pranishme në këtë mbledhje.