KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 156 datë 25.03.2011
Për Programin e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundon me Master i Shkencave (Msc) në:
1. INFORMATIKË SHËRBIMESH, me profile:
a. Turizëm
b. Utilitete
c. Shërbime Sociale
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për Programin e Ri të Studimit, Master i Shkencave në “Informatikë Shërbimesh” me 3 profile, të kërkuar nga SHLUP “Universiteti Europian i Tiranës”, bazuar në raportin e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
1. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Msc në “Informatikë Shërbimesh”, me 3 profile: Turizëm, Utilitete, Shërbime Sociale, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave jep vlerësim përfundimtar:
Kushtet: Të përcaktohen qartë kriteret specifike të pranimit në përputhje me kërkesat e këtij programi studimi; Të plotësohet stafi akademik me personel që zotëron kualifikimin dhe ekspertizën e nevojshme në fushën përkatëse; Të plotësohet literatura e syllabuseve me referenca nga literatura në gjuhën shqipe.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Institucioni aplikues “Universiteti Europian i Tiranës”, për programin e studimit: Master i Shkencave në “Informatikë Shërbimesh”, me 3 profile: Turizëm; Utilitete; Shërbime Sociale, pasi të ketë plotësuar kushtet e mësipërme për këtë program studimi, të njoftojë zyrtarisht Këshillin e Akreditimit, i cili, pas verifikimit, do të rifillojë procedurën për vlerësimin e programit të mësipërm.
KËSHILLI i AKREDITIMIT
Bardhyl MUSAI Kryetar __________________________
Anila HODA Nën/Kryetar __________________________
Gëzim HADAJ Anëtar __________________________
Emil LAMANI Anëtar __________________________
Vladimir NIKA Anëtar __________________________
Shyqyri LLACI Anëtar __________________________
Edlira LATE Anëtar __________________________
Ilir BOZGO Anëtar __________________________
Qamil DIKA Anëtar __________________________