Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 16 datë 27.05.2009 - Universiteti i Tiranës

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 16 datë 27.05.2009

Për vlerësimin e Programeve të Studimit të Ciklit të Tretë që përfundojnë me Diplomë: DOKTORATURË në:
“SHKENCA JURIDIKE CIVILE”
“SHKENCA PENALE”
“E DREJTA PUBLIKE”
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimet për Programet e Reja të Studimit, Doktoraturë (Dr) në “Shkenca Juridike Civile”, Dr. në “Shkenca Penale”, Dr. në “E Drejta Publike”, të kërkuar nga Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës; bazuar në Raportet e vlerësimit teknik, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të
cilësisë, arrin në këtë përfundim:
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Doktoraturë në “Shkenca Juridike Civile”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar pozitiv me kusht që të përcaktohen qartë titullarët e lëndëve me kualifikimin më të lartë të mundshëm duke evituar mbulimin e disa lëndëve nga i njëjti person, të rritet pesha e vlerësimit gjithëvjetor dhe të diversifikohen format dhe mënyrat e kontrollit gjatë vitit.
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Doktoraturë në “Shkenca Penale”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar pozitiv me kusht që të përcaktohen qartë titullarët e lëndëve me kualifikimin më të lartë të mundshëm duke evituar mbulimin e disa lëndëve nga i njëjti person, të rritet pesha e vlerësimit gjithëvjetor dhe të diversifikohen format dhe mënyrat e kontrollit gjatë vitit.
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Doktoraturë në “E Drejta Publike”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar pozitiv me kusht që të përcaktohen qartë titullarët e lëndëve me kualifikimin më të lartë të mundshëm duke evituar mbulimin e disa lëndëve nga i njëjti person, të rritet pesha e vlerësimit gjithëvjetor dhe të diversifikohen format dhe mënyrat e kontrollit gjatë vitit.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Doktoraturë në “Shkenca Juridike Civile”, të hapet.
Programi i Studimit: Doktoraturë në “Shkenca Penale”, të hapet.
Programi i Studimit: Doktoraturë në “E Drejta Publike”, të hapet.

 

KËSHILLI i AKREDITIMIT