KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 162 datë 15.04.2011
Për akreditimin Institucional të Fakultetit të Infermierisë dhe Programit të Studimit që përfundon me Diplomë e Nivelit të Parë/Bachelor në “Infermieri e Përgjithshme”, të Shkollës së Lartë Universitare Private “Medikadent”.
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi vlerësimin Institucional të Fakultetit të Infermierisë dhe Programit të Studimit Diplomë e Nivelit të Parë/Bachelor në “Infermieri e Përgjithshme”, të Shkollës së Lartë Universitare Private “Medikadent”, të kryer në periudhën Shtator 2010 – Mars 2011, mbështetur në raportin e vetëvlerësimit, raportin e vlerësimit të jashtëm, në raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë, jep vlerësimin përfundimtar Pozitiv, pasi janë në përputhje me standardet, kërkesat ligjore institucionale dhe akademike në fuqi.
Këshilli i Akreditimit vëren se në përgjithësi Fakulteti i Infermierisë dhe programi i studimit, i kanë përmbushur objektivat e tyre formues, por ka edhe disa mangësi në realizimin tërësor dhe me cilësi të procesit të formimit të studentëve dhe pajisjes së tyre me dijet dhe shprehitë e nevojshme dhe për këtë qëllim
REKOMANDON:
Me gjithë vlerësimet pozitive ka edhe disa sugjerime që mendojmë të shikohen për të rritur nivelin e këtij institucioni, të cilat janë:
·Të funksionojnë më mirë organet drejtuese të institucionit dhe fakultetit jo vetëm në përmirësimin e procesit mësimor por edhe në politikat afatmesme dhe afatgjata të institucionit.
·Të rritet numri i personelit akademik të brendshëm në përputhje me legjislacionin shqiptar të arsimit të lartë.
·Procesi mësimor të orientohet në funksion të kërkimit shkencor dhe të krijohen mundësi për studentët e mirë për pjesmarrje në aktivitete shkencore brenda dhe jashtë vendit.
·Kërkimi shkencor në nivel institucional të zhvillohet më tej duke u mbështetur edhe në iniciativa të tjera të personelit akademik.
·Të vlerësohet mendimi i studentëve dhe të përfaqësohen ata në të gjitha organet drejtuese.
·Të pasurohet bibloteka e shkollës.
·Të konsolidohet sistemi i sigurimit të cilësisë.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr.303, datë 1.7.1999, Për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, VKM Nr. 424, datë 2.6.2010, për Miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Akreditimin Institucional të Shkollës së Lartë Universitare Private “Medikadent”.
Institucioni: Fakulteti i Infermierisë, Shkolla e Lartë Universitare Private “Medikadent” të akreditohet.
Programi i Studimit: Diplomë e Nivelit të Parë/Bachelor në Infermieri e Përgjithshme të akreditohet.
KËSHILLI i AKREDITIMIT
Bardhyl MUSAI Kryetar __________________________
Anila HODA Nën/Kryetar __________________________
Gëzim HADAJ Anëtar __________________________
Emil LAMANI Anëtar __________________________
Vladimir NIKA Anëtar __________________________
Shyqyri LLACI Anëtar __________________________
Edlira LATE Anëtar __________________________
Ilir BOZGO Anëtar __________________________
Qamil DIKA Anëtar __________________________