REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
VENDIM
Nr. 166, datë 16.05.2016
MBI
HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER PROFESIONAL NË “ANALIZAT E USHQIMEVE”, TË UNIVERSITETIT BUJQËSOR TË TIRANËS
Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Vendimin Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar, mbështetur në procesin dhe rezultatet e vlerësimit paraprak, të programit të studimit me elementët:
a) Emërtimi i programit:Master Profesional në “Analizat e Ushqimeve”
b) Cikli i studimit: Cikli i dytë
c) Institucioni që e ofron:Universiteti Bujqësor i Tiranës
d) Fakulteti përgjegjës:Fakulteti i Bioteknologjisë dhe Ushqimit
e) Kohëzgjatja (Vite/semestra):1 vit / 2 semestra
f) Kredite (ECTS):60 ECTS
g) Forma e studimi: me kohë të plotë
h) Diploma lëshohet: vetëm nga IAL propozuese
i) Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 7
VENDOSI:
1. Programii studimit Master Profesional në “Analizat e Ushqimeve”, i përmbushstandardet e cilësisë për këtë lloj dhe cikël programi studimi.
2. Institucionit i rekomandohet të bëjë përmirësimet si më poshtë:
a. Në planin mësimor të përmirësohet raporti i orëve të formimit teorik (leksione) dhe orëve të formimit praktik si dhe të saktësohet ndarja e javëve mësimoretë strukturës mësimore.
b. Të plotësohet plani mësimor me orët e seancave laboratorike sipas parashikimit në syllabuset e lëndëve përkatëse.
c. Të plotësohen të gjitha syllabuse-et me semestrin kur zhvillohet moduli, të shprehet qartë forma e vlerësimit të studentëve në përputhje me rregulloren, me provim apo me vlerësim të vazhdueshëm.
d. Ngarkesa në orë për puniminediplomës duhet tërritet deri në 10 ECTS në përputhje me orët përkatëse.
3. Për gjithë sa më sipër KA jep vlerësim përfundimtar pozitivdhe i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që programi i studimit Master Profesional në “Analizat e Ushqimeve”me elementët e mësipërmtë hapet.
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË