REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
VENDIM
Nr. 169, datë 16.05.2016
PËR
AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “TEKNOLOGJI INFORMACIONI”, TË UNIVERSITETIT PRIVAT ALBANIAN UNIVERSITY
Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për Arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar dhe mbështetur në procedurën e ndjekur nga APAAL, raportet e vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm si dhe dokumentacionin mbështetës, për programine studimit, me elementët si më poshtë:
a) Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Teknologji Informacioni”
b) Cikli i studimit: Cikli i dytë
c) Vendimi i hapjes/licencimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 33, datë 31.01.2012
d) Institucioni që e ofron:Universiteti Privat Albanian University
e) Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomike
f) Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 Vite/4 Semestra
g) Kredite (ECTS): 120 Kredite
h) Forma e studimi: Me kohë të plotë
i) Statusi i diplomës: Ofrohet nga vetë Institucioni
j) Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 7
VENDOSI
1. Programi i studimit Master i Shkencave në “Teknologji Informacioni” i përmbush pjesërisht “Standardet shtetërore të cilësisë” për akreditimin e programit të studimit të ciklit të dytë si dhe kërkesat ligjore akademike.
2. Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që, programi i studimit, Master i Shkencave në “Teknologji Informacioni” me elementët e mësipërm, të akreditohet me kushte dhe si i tillë vetëm për brezat e studentëve që kanë përfunduar studimet në vitet akademike 2012 – 2013; 2013 – 2014; 2014 – 2015 dhe 2015 - 2016.
3. Për studentët që vijojnë studimet në programin e studimit Master i Shkencave në “Teknologji Informacioni”, Institucioni duhet të plotësojë përpara fillimit të vitit akademik 2016 – 2017 kushtet si më poshtë:
a. Të rritet numri i pedagogëve efektivë me tituj e grada për të përmbushur standardin e mbulimit të70% të ngarkesës mësimore të programit të studimit dhe të përmirësohet duke rritur peshën e tyre në raport me personelin akademik me kontratë, qëështë në një numër relativisht të lartë;
b. Të institucionalizohen bashkëpunime me institucione publike dhe private për realizimin e praktikave mësimore të studentëve dhe të krijohen bashkëpunime me institucione të arsimit të lartë brenda vendit;
c. Të krijohen laboratorë të mirëfilltë dhe të posaçëm për programin e studimit Master i Shkencave në Teknologji Informacioni;
d. Të plotësohen të gjitha dosjet e personelit akademik me kontratë me leje nga punëdhësi.
4. Këshilli i Akreditimit rekomandon gjithashtu që të bëhen përpjekje për përmirësimin e kërkimit shkencor në rang departamenti në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe tërritet numri i botimeve në funksion të programit të studimit në bibliotekën e Institucionit.
5. Ngarkohet APAAL të ndjekë plotësimin e kushteve dhe të rekomandimeve si më lart, e ti paraqesë për shqyrtim nga KA pas paraqitjes nga Institucioni.
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË