REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
VENDIM
Nr. 170, datë 07.07.2016
MBI
HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “MËSUES INFORMATIKE PËR ARSIMIN E MESËM TË LARTË”, TË UNIVERSITETIT TË TIRANËS
Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Vendimin Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar, mbështetur në procesin dhe rezultatet e vlerësimit paraprak të programit/eve të studimit me elementët:
a) Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Mësues Informatike për arsimin e mesëm të lartë”
b) Cikli i studimit: Cikli i dytë
c) Institucioni që e ofron: Universiteti i Tiranës
d) Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Shkencave të Natyrës
e) Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
f) Kredite (ECTS): 120 ECTS
g) Forma e studimi: me kohë të plotë
h) Diploma lëshohet: vetëm nga IAL propozuese
i) Numri i studentëve të parashikuar për vit akademik: 50 studentë
j) Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 7
VENDOSI:
1. Programii studimit Master i Shkencave në “Mësues Informatike për arsimin e mesëm të lartë”, i përmbush standardet e cilësisë për këtë lloj dhe cikël programi studimi.
2. Për gjithë sa më sipër KA jep vlerësim përfundimtar pozitivdhe i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që programi i studimit Master i Shkencave në “Mësues Informatike për arsimin e mesëm të lartë” me elementët e mësipërmtë hapet.
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË