Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 18 datë 19.06.2009 - SHLUP "Aldent"

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 18 datë 19.06.2009

Për akreditimin e Fakultetit të Teknikave Dentare dhe të Programit të Studimit Diplomë e Nivelit të Parë Laborant i Lartë Dentar, të Shkollës së Lartë Universitare Private ALDENT.
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi vlerësimin institucional të Fakultetit të Teknikave Dentare dhe të Programit të studimit Diplomë e Nivelit të Parë (3 vjet) Laborant i Lartë Dentar të Shkollës së Lartë Universitare Private “Aldent”, të kryer në periudhën Janar – Qershor 2009, mbështetur në raportin e vetëvlerësimit, raportin e vlerësimit të jashtëm, në raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë si dhe raportimin e Ekspertëve të Jashtëm jep vlerësimin përfundimtar pozitiv për Fakultetin e Teknikave Dentare dhe të Programit të Studimit Diplomë e Nivelit të Parë Laborant i Lartë Dentar, pasi janë në përputhje me standardet, kërkesat ligjore institucionale dhe akademike në fuqi.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, Për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Akreditimin Institucional të Fakultetit të Teknikave Dentare pranë Shkollës së Lartë Universitare Private “ALDENT”
Akreditimin e Programit të Studimit: Diplomë e Nivelit të Parë (3 vjet) në Laborant i Lartë Dentar
dhe i rekomandon Fakultetit të Teknikave Dentare pranë Shkollës së Lartë Universitare Private “ALDENT, për vitin e ardhshëm akademik 2009-2010, të bëjë përmirësimet e mëposhtëme:
1. Personeli akademik të krijojë kushte të tilla që të motivojë, inkurajojë dhe nxitë studentët për cilësi më të lartë të rezultateve në lëndët teorike.
2. Të rritet numri i vendeve të uljes dhe të shtohet literatura në bibliotekë. 

3. Drejtuesit dhe personeli akademik të angazhojnë edhe studentët në referimet profesionale shkencore.

 

KËSHILLI i AKREDITIMIT