Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 19 datë 19.06.2009 - SHLUP "Universiteti Polis"

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 19 datë 19.06.2009

Për akreditimin Institucional dhe të Programeve të Studimit: Arkitekt Urbanist (Diplomë e sistemit të vjetër 4- vjeçar); Planifikim Urban (Diplomë e sistemit të vjetër 4- vjeçar); Diplomë e Integruar e Nivelit të Dytë (5 vjet) Arkitekt Urbanist dhe Diplomë e Integruar e Nivelit të Dytë (5 vjet) Planifikim Urban, të Shkollës së Lartë Universitare Private “Universiteti Polis”.
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi vlerësimin institucional dhe të Programeve të studimit Arkitekt Urbanist (Diplomë e sistemit të vjetër 4-vjeçar); Planifikim Urban (Diplomë e sistemit të vjetër 4-vjeçar); Diplomë e Integruar e Nivelit të Dytë në Arkitekt Urbanist dhe Diplomë e Integruar e Nivelit të Dytë Planifikim Urban, të Shkollës së Lartë Universitare Private “Universiteti Polis”, të kryer në periudhën Prill – Qershor 2009, mbështetur në raportin e vetëvlerësimit, raportin e vlerësimit të jashtëm, në raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë si dhe raportimin e ekspertëve të jashtëm, jep vlerësimin përfundimtar pozitiv për akreditimin institucional dhe të programeve të studimit:
Arkitekt Urbanist (Diplomë e sistemit të vjetër 4-vjeçar); Planifikim Urban (Diplomë e sistemit të vjetër 4-vjeçar); Diplomë e Integruar e Nivelit të Dytë (5 vjet) Arkitekt Urbanist dhe Diplomë e Integruar e Nivelit të Dytë (5 vjet) Planifikim Urban, pasi janë në përputhje me standardet, kërkesat ligjore institucionale dhe akademike në fuqi.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, Për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Akreditimin Institucional të Shkollës së Lartë Universitare Private “Universiteti Polis”
Akreditimin e Programit të Studimit Arkitekt Urbanist (Diplomë 4- vjeçare, e Nivelit të Parë)
Akreditimin e Programit të Studimit Planifikim Urban (Diplomë 4- vjeçare, e Nivelit të Parë)
Akreditimin e Programit të Studimit: Diplomë e Integruar e Nivelit të Dytë Arkitekt Urbanist (5 vjet)
Akreditimin e Programit të Studimit: Diplomë e Integruar e Nivelit të Dytë Planifikim Urban (5 vjet)
dhe i rekomandon Shkollës së Lartë Universitare Private “Universiteti Polis”, për vitin e ardhshëm akademik 2009-2010, të bëjë përmirësimet e mëposhtëme:
1. Të forcojë hallkat e hartimit dhe vlefshmërisë së programeve të kurseve mësimore, veçanërisht ato që përfaqësojnë risi në programet e arkitekturës dhe urbanistikës në Shqipëri. Për këtë, Polis mund të ofrojë trajnime gjenerike të specializuara dhe të përfshijë vlerësues të jashtëm (shqiptarë dhe të huaj) në procesin e shqyrtimit dhe vlerësimit të tyre, sidomos në nivelin MND.
2. Të ftojë vlerësues të jashtëm në proceset e vlerësimit të studentëve në vijim të marrëveshjeve me universitetet e huaja, kur kjo është e nevojshme dhe e mundur.
3. Të forcojë më shumë lidhjet me grupet e interesit dhe tregun e punës për të tërhequr kontributet e tyre në lidhje me kualifikimet që nevojiten më së shumti në jetën e përditshme.
4. Të shikojë mundësinë që të ofrojë edhe kurse e module të formimit të vazhduar dhe profesional.
5. Të trajtojë në Kodin e Etikës së Universitetit më në detaje çështje që lidhen me standardet e referimit akademik-shkencor, konfliktin e interesit dhe sjelljet e pahijshme në komunitetin universitar.
6. Të konsolidojë më tej strukturat ku studentët mund të apelojnë vendimet dhe qëndrimet e pedagogëve lidhur me vlerësimin e tyre dhe për adresimin e ankesave të ndryshme.
7. Të forcojë me elementë të sigurisë së lartë të dhënat, regjistrat themeltarë, dhe të informatizojë sekretarinë mësimore.
8. Të forcojë më tej këshillat e lëndëve në nivel departamenti.
9. Të përmirësohet shkalla e kualifikimit të personelit akademik dhe rritja e tij në mënyrë të qëndrueshme e personelit të brendshëm.

 

KËSHILLI i AKREDITIMIT