Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 191/1, datë 26.09.2016 PËR DISA NDRYSHIME NË VKA NR. 191, DATË 07.07.2016 ””MBI HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVENË “MËSUESI NË EDUKIM FIZIK DHE SPORTE”,TË ShLUJ “UNIVERSITETI MARIN BARLETI””

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
  
VENDIM
 
Nr. 191/1, datë 26.09.2016
 
PËR
DISA NDRYSHIME NË VKA NR. 191, DATË 07.07.2016 ””MBI HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVENË “MËSUESI NË EDUKIM FIZIK DHE SPORTE”,TË ShLUJ “UNIVERSITETI MARIN BARLETI””


Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë”, i ndryshuar dhe mbështetur në procedurën e ndjekur nga APAAL, raportin e vlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës:

 VENDOSI

1.      Emërtimi “Fakulteti i Shkencave Sociale” i përdorur në pikën d) të elementëve të programit të studimit, ndryshohet me emërtimin “Fakulteti i Drejtësisë dhe i Shkencave Sociale e Politike”.

2.      Data 07.07.2016,e VKA Nr. 191, Datë 07.07.2016 ndryshohet me datën 15.08.2016.


 KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË