REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
VENDIM
Nr. 192, datë 17.10.2016
MBI
HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “INFORMATIKË LIGJORE”, TË UNIVERSITETIT TË TIRANËS
Këshilli i Akreditimit, bazuar në nenin 138 të Ligjit Nr.80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë” , Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Vendimin Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar, plotësimet e përcjella nga Universiteti i Tiranës me shkresë Nr. 513/12 Prot, datë 26.07.2016 “Dërgohet plotësim dokumentacioni” si përgjigje ndaj kërkesës së APAAL dërguar me shkresë Nr. 119/1 Prot, datë 29.04.2016 “Kërkohet plotësim dokumentacioni”, mbështetur në procesin dhe rezultatet e vlerësimit paraprak të programit të studimit me elementët:
a) Emërtimi i programit:Master i Shkencave në “Informatikë ligjore”
b) Cikli i studimit: Cikli i dytë
c) Institucioni që e ofron: Universiteti i Tiranës
d) Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Shkencave të Natyrës
e) Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
f) Kredite (ECTS): 120 ECTS
g) Forma e studimit: me kohë të plotë
h) Diploma lëshohet: vetëm nga IAL propozuese
i) Numri i studentëve të parashikuar për vit akademik: 40studentë
j) Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 7
VENDOSI:
1. Programii studimit Master i Shkencave në “Informatikë ligjore”, nuk i përmbush standardet e cilësisë për arsyet si më poshtë:
a. Emërtimi i programit të studimit nuk është në përputhje me objektivat, rezultatet e të nxënit, planin mësimsor dhe kurrikulën e këtij programi studimi.
b. Në këtë program studimi nuk mund të pranohen studentë që kanë përfunduar studimet e ciklit të parë në Juridik/Drejtësi, pasi nuk është në përputhje me kërkesat paraprake mbi formimin e përgjithshëm dhe specifik për regjistrimin në këtë program studimi.
2. KA jep vlerësim përfundimtar negativ dhe i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që programi i studimit Master i Shkencave në “Informatikë ligjore” me elementët e mësipërm të mos hapet.
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË