Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 193, datë 17.10.2016 MBI VLERËSIMIN NË KUADËR TË HEQJES SË KUSHTEVE DHE HAPJEN EPROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELOR NË “INXHINIERI KOMPJUTERIKE DHE TEKNOLOGJI INFORMACIONI”, TË SHKOLLA E LARTË UNIVERSITARE PRIVATE "INSTITUTI

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
 
VENDIM

 Nr. 193, datë 17.10.2016
 
MBI
VLERËSIMIN NË KUADËR TË HEQJES SË KUSHTEVE DHE HAPJEN EPROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELOR NË “INXHINIERI KOMPJUTERIKE DHE TEKNOLOGJI INFORMACIONI”, TË SHKOLLA E LARTË UNIVERSITARE PRIVATE "INSTITUTI KANADEZ I TEKNOLOGJISË", TIRANË
 

Këshilli i Akreditimit, bazuar në nenin 138 të Ligjit Nr.80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë” , Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Vendimin Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar dhe mbështetur në raportin e vlerësimit të plotësimit të kushteve si dhe në dokumentacionin mbështetës, për programin e studimit me elementët:


a)      Emërtimi i programit: Bachelor në “Inxhinieri kompjuterike dhe teknologji informacioni”

b)      Cikli i studimit: Cikli i parë

c)      Institucioni që e ofron: ShLUP “Instituti Kanadez i Teknologjisë”, Tiranë

d)     Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Inxhinierisë

e)      Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra

f)       Kredite (ECTS): 180 ECTS

g)      Forma e studimit: me kohë të plotë

h)      Gjuha e studimeve: anglisht

i)        Diploma lëshohet: vetëm nga IAL propozuese

j)        Numri i studentëve të parashikuar për vit akademik: 30 studentë

k)      Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 6

 
VENDOSI

1.      Shkolla e Lartë Universitare Private “Instituti Kanadez i Teknologjisë”, Tiranë i ka plotësuar kushtet dhe rekomandimet e vëna në Vendimin e Këshillit të Akreditimit Nr. 187, datë 07.07.2016, për programin e studimit Bachelor në “Inxhinieri kompjuterike dhe teknologji informacioni”.

2.      Mbështetur në gjithë sa më sipër, Këshilli i Akreditimit vendos të japë vlerësim pozitiv për programin e studimit Bachelor në “Inxhinieri kompjuterike dhe teknologji informacioni”, të Shkollës së Lartë Universitare Private, “Instituti Kanadez i Teknologjisë”, Tiranë.

3.      Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që programi i studimit Bachelor në “Inxhinieri kompjuterike dhe teknologji informacioni”, i Shkollës së Lartë Universitare Private, “Instituti Kanadez i Teknologjisë”, Tiranë, të hapet.

 
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË