Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 195 datë 24.06.2011 - SHLUP “Universiteti Planetar i Tiranës”

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 195 datë 24.06.2011


Programet e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundojnë me Master i Shkencave (M.Sc.) në:
1. SHKENCA EDUKIMI
2. SHKENCA SOCIALE
Programet e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundojnë me Master Profesional (MP) në:
1. DREJTIM DHE ADMINISTRIM I ARSIMIT
2. INFERMIERI KLINIKE
3. INFERMIERI PEDIATRIE
4. INFERMIERI KIRURGJIKALE
5. INFERMIERI GERIATRIKE
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimet për Programet e Reja të Studimit, Master i Shkencave dhe Master Profesional, të kërkuara nga Shkolla e Lartë Private “Universiteti Planetar i Tiranës”, bazuar në raportet e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim se:
1. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, M.Sc në “Shkenca Edukimi”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerimin: Të korrigjohet rregullorja e programit lidhur me natyrën e formimit të pranimit të kandidatëve.
2. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, M.Sc. në “Shkenca Sociale”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
3. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, MP në “Drejtim dhe Administrim i Arsimit”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerimin: Të korrigjohet rregullorja e programit lidhur me natyrën e formimit të pranimit të kandidatëve.
4. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, MP në “Infermieri Klinike”, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave jep vlerësim përfundimtar:
Kushtet:
· Të përcaktohet masa e frekuentimit të aktiviteteve, në detyrimet që duhet të
përmbushë studenti në përfundim.
· Të paraqiten Institucione bashkëpunuese plotësisht të përshtatshme dhe të paraqiten dokumenta që dëshmojne formën dhe mënyrat e bashkëpunimit.
5. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, MP në “Infermieri Pediatrie”, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave jep vlerësim përfundimtar:
Kushtet:
· Të përcaktohet masa e frekuentimit të aktiviteteve, në detyrimet që duhet të përmbushë studenti në përfundim.
· Të paraqiten Institucione bashkëpunuese plotësisht të përshtatshme dhe të paraqiten dokumenta që dëshmojne formën dhe mënyrat e bashkëpunimit.
6. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, MP në “Infermieri Kirurgjikale”, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave jep vlerësim përfundimtar:
Kushtet:
· Të përcaktohet masa e frekuentimit të aktiviteteve, në detyrimet që duhet të përmbushë studenti në përfundim.
· Të paraqiten Institucione bashkëpunuese plotësisht të përshtatshme dhe të paraqiten dokumenta që dëshmojne formën dhe mënyrat e bashkëpunimit.
7. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, MP në “Infermieri Geriatrike”, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave jep vlerësim përfundimtar:
Kushtet:
· Të përcaktohet masa e frekuentimit të aktiviteteve, në detyrimet që duhet të përmbushë studenti në përfundim.
· Të paraqiten Institucione bashkëpunuese plotësisht të përshtatshme dhe të paraqiten dokumenta që dëshmojne formën dhe mënyrat e bashkëpunimit.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Master i Shkencave në Shkenca Edukimi të hapet
Programi i Studimit: Master i Shkencave në Shkenca Sociale të hapet
Programi i Studimit: Master Profesional në Drejtim dhe Administrim i Arsimit të hapet
Institucioni aplikues Shkolla e Lartë Private “Universiteti Planetar i Tiranës”, për programet e studimit: MP në “Infermieri Kirurgjikale”; MP në “Infermieri Geriatrike”; MP në “Infermieri Klinike” dhe MP në “Infermieri Pediatrie” pasi të jenë plotësuar kushtet e mësipërme për secilin program studimi, të njoftojë zyrtarisht Këshillin e Akreditimit, i cili, pas verifikimit, do të rifillojë procedurën për vlerësimin e programeve të mësipërme.
KËSHILLI i AKREDITIMIT
Bardhyl MUSAI Kryetar __________________________
Anila HODA Nën/Kryetar __________________________
Gëzim HADAJ Anëtar __________________________
Emil LAMANI Anëtar __________________________
Vladimir NIKA Anëtar __________________________
Shyqyri LLACI Anëtar __________________________
Arjan XHELAJ Anëtar __________________________
Ilir BOZGO Anëtar __________________________
Qamil DIKA Anëtar __________________________
Z. Shyqyri Llaci nuk ishte i pranishëm në këtë mbledhje.