KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 208 datë 29.07.2011
Për Programet e Studimit të Ciklit të Parë që përfundojnë me Bachelor (B.Sc.) në:
1. EDUKIM FIZIK DHE SPORTE
2. MËSUES I ARSIMIT FILLOR
3. MENAXHIM, HOTELERI DHE RESTORANTE
4. MARKETING TURIZMI DHE MIKPRITJE
5. JURSIT ADMINISTRATE DHE SEKRETAR GJYQËSOR
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimet për Programet e Reja të Studimit Bachelor, të kërkuara nga Kolegji Profesional i Veriut “Argenti”, bazuar në raportin e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim se:
1. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, B.Sc. në “Edukim Fizik dhe Sporte”, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave jep vlerësim përfundimtar:
Kushtet:
Të paraqiten të dhëna që literatura bazë dhe ndihmëse është në dispozicion dhe e shfrytëzueshme nga studentët.
Të klasifikohet dhe të përditësohet literatura e parashikuar në syllabuset e lëndëve, pasi në disa lëndë është shumë e vjetëruar.
Të plotësohen dhe të konkretizohen syllabuset me literaturën përkatëse (me gjithë kriteret e citimit të litëraturës si: Autori; Titulli; Shtëpia botuese; Viti dhe vend i botimit; numri i faqeve dhe ISBN).
Të plotësohet programi i studimit me personel akademik për të gjithë lëndët dhe për lëndët kryesore ata të jenë me kohë të plotë.
2. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, B.Sc. në “Mësues i Arsimit Fillor”, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave jep vlerësim përfundimtar:
Kushtet:
Të paraqiten të dhëna që literatura bazë dhe ndihmëse është në dispozicion dhe e shfrytëzueshme nga studentët.
Të klasifikohet dhe të përditësohet literatura e parashikuar në syllabuset e lëndëve.
Të plotësohen dhe të konkretizohen syllabuset me literaturën përkatëse (me gjithë kriteret e citimit të litëraturës si: Autori; Titulli; Shtëpia botuese; Viti dhe vend i botimit; numri i faqeve dhe ISBN).
Të plotësohet programi i studimit me personel akademik për të gjithë lëndët dhe për lëndët kryesore ata të jenë me kohë të plotë.
3. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, B.Sc. në “Menaxhim, Hoteleri dhe Restorante”, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave jep vlerësim përfundimtar:
Kushtet:
Të paraqiten të dhëna që literatura bazë dhe ndihmëse është e aksesueshme nga studentët. është në dispozicion dhe e shfrytëzueshme nga studentët.
Të klasifikohet dhe të përditësohet literatura e parashikuar në syllabuset e lëndëve.
Të plotësohen dhe të konkretizohen syllabuset me literaturën përkatëse (me gjithë kriteret e citimit të litëraturës si: Autori; Titulli; Shtëpia botuese; Viti dhe vend i botimit; numri i faqeve dhe ISBN).
Të plotësohet programi i studimit me personel akademik për të gjithë lëndët dhe për lëndët kryesore ata të jenë me kohë të plotë.
4. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, B.Sc. në “Marketing Turizmi dhe Mikpritje”, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave jep vlerësim përfundimtar:
Kushtet:
Të paraqiten të dhëna që literatura bazë dhe ndihmëse është në dispozicion dhe e shfrytëzueshme nga studentët.
Të klasifikohet dhe të përditësohet literatura e parashikuar në syllabuset e lëndëve.
Të plotësohen dhe të konkretizohen syllabuset me literaturën përkatëse (me gjithë kriteret e citimit të litëraturës si: Autori; Titulli; Shtëpia botuese; Viti dhe vend i botimit; numri i faqeve dhe ISBN).
Të plotësohet programi i studimit me personel akademik për të gjithë lëndët dhe për lëndët kryesore ata të jenë me kohë të plotë.
5. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, B.Sc. në “Jurist Administrate dhe Sekretar Gjyqësor”, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave jep vlerësim përfundimtar:
Kushtet:
Të paraqiten të dhëna që literatura bazë dhe ndihmëse është në dispozicion dhe e shfrytëzueshme nga studentët.
Të klasifikohet dhe të përditësohet literatura e parashikuar në syllabuset e lëndëve.
Të plotësohen dhe të konkretizohen syllabuset me literaturën përkatëse (me gjithë kriteret e citimit të litëraturës si: Autori; Titulli; Shtëpia botuese; Viti dhe vend i botimit; numri i faqeve dhe ISBN).
Të plotësohet programi i studimit me personel akademik për të gjithë lëndët dhe për lëndët kryesore ata të jenë me kohë të plotë.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Institucioni aplikues Kolegji Profesional i Veriut “Argenti”, për programet e studimit: Bachelor në “Edukim Fizik dhe Sporte”, Bachelor në “Mësues i Arsimit Fillor”, Bachelor në “Menaxhim, Hoteleri dhe Restorante”, Bachelor në “Marketing Turizmi dhe Mikpritje” dhe Bachelor në “Jurist Administrate dhe Sekretar Gjyqësor”, pasi të ketë plotësuar kushtet e mësipërme për këto programe studimi, të njoftojë zyrtarisht Këshillin e Akreditimit, i cili, pas verifikimit, do të rifillojë procedurën për vlerësimin e programeve të mësipërme.
KËSHILLI i AKREDITIMIT
Bardhyl MUSAI Kryetar __________________________
Anila HODA Nën/Kryetar __________________________
Gëzim HADAJ Anëtar __________________________
Emil LAMANI Anëtar __________________________
Vladimir NIKA Anëtar __________________________
Shyqyri LLACI Anëtar __________________________
Edlira LATE Anëtar __________________________
Ilir BOZGO Anëtar __________________________
Qamil DIKA Anëtar __________________________
Z. Emil Lamani dhe Z. Vladimir Nika nuk ishin të pranishëm në këtë mbledhje.