KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 211 datë 29.07.2011
Për Programet e Studimit të Ciklit të Parë që përfundojnë me Bachelor në:
1. INFERMIERI
2. INXHINIERI ELEKTRONIKE
3. INXHINIERI KOMPJUTERIKE
Për Programet e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundojnë me Master i Shkencave (M.Sc.) në:
1. INXHINIERI ELEKTRONIKE
2. INXHINIERI KOMPJUTERIKE
Këshilli i Akreditimit, pasi rishqyrtoi propozimin për plotësimin e kushteve të lëna në VKA Nr. 135 datë 21.01.2011, të Programeve të
reja të studimit, të kërkuar nga ShLUP “UFO University”, bazuar në raportin e vlerësimit në përmbajtje, raportimin e Agjencisë
Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore
të cilësisë, arrin në këtë përfundim se:
1. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Bachelor në “Infermieri”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye
jep vlerësimin Pozitiv.
2. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Bachelor në “Inxhinieri Elektronike”, nuk përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë
arsye jep vlerësimin Negativ, me argumentin: Mungojnë burimet njerëzore për realizimin e programit të studimit, gjë që është
themelore për cilindo formim në IAL.
3. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Bachelor në “Inxhinieri Kompjuterike”, nuk përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë
arsye jep vlerësimin Negativ, me argumentet: Nuk janë plotësuar të dhënat mbi personelin akademik që do të angazhohet në
realizimin e këtij programi, duke specifikuar në veçanti se cilët janë pedagogë efektivë (të brendshëm) të universitetit dhe cilët,
të jashtëm; Nuk janë plotësuar syllabuset e lëndëve/moduleve me emrin dhe kualifikimin e pedagogut që do të
zhvillojë lëndën/modulin.
4. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, M.Sc. në “Inxhinieri Elektronike”, nuk përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye
jep vlerësimin Negativ, me argumentin: Mungojnë burimet njerëzore për realizimin e programit të studimit, gjë që është themelore
për cilindo formim në IAL, aq më shumë për ato të Ciklit të Dytë.
5. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, M.Sc. në “Inxhinieri Kompjuterike” nuk përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye
jep vlerësimin Negativ, me argumentet: Nuk janë plotësuar të dhënat mbi personelin akademik që do të angazhohet në realizimin
e këtij programi, duke specifikuar në veçanti se cilët janë pedagogë efektivë (të brendshëm) të universitetit dhe cilët, të jashtëm;
Nuk janë plotësuar syllabuset e lëndëve/moduleve me emrin dhe kualifikimin e pedagogut që do të zhvillojë lëndën/modulin.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë,
i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon
Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Bachelor në Infermieri të hapet
Programi i Studimit: Bachelor në Inxhinieri Elektronike të mos hapet
Programi i Studimit: Bachelor në Inxhinieri Kompjuterike të mos hapet
Programi i Studimit: Master i Shkencave në Inxhinieri Elektronike të mos hapet
Programi i Studimit: Master i Shkencave në Inxhinieri Kompjuterike të mos hapet
KËSHILLI i AKREDITIMIT
Bardhyl MUSAI Kryetar __________________________
Anila HODA Nën/Kryetar __________________________
Gëzim HADAJ Anëtar __________________________
Emil LAMANI Anëtar __________________________
Vladimir NIKA Anëtar __________________________
Shyqyri LLACI Anëtar __________________________
Edlira LATE Anëtar __________________________
Ilir BOZGO Anëtar __________________________
Qamil DIKA Anëtar __________________________
Z. Emil Lamani dhe Z. Vladimir Nika nuk ishin të pranishëm në këtë mbledhje.