Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 217 datë 29.07.2011

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 217 datë 29.07.2011

Programi i Studimit të Ciklit të Parë që përfundon me Bachelor (B.Sc.) në:
1. INFERMIERI MAMI
Programi i Studimit të Ciklit të Dytë që përfundon me Master i Shkencave (M.Sc.) në:
1. BIOLOGJI MJEDISI DHE ZHVILLIMI
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimet për Programet e Reja të Studimit, Bachelor dhe Master i Shkencave, të kërkuara nga Universiteti “Eqerem Çabej”, Gjirokastër, bazuar në raportet e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
1. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, B.Sc. në “Infermieri Mami”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
2. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, M.Sc. në “Biologji Mjedisi dhe Zhvillimi”, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave jep vlerësim përfundimtar:
Kushtet:
Të rishikohet numri i moduleve dhe i provimeve që duhet të zhvillojë student.
Të ndaren orët në auditor sipas formave të mësimdhënies.
Të tregohet raporti orë mësimi në auditor dhe jashtë auditorit, punë e pavarur e studentit.
Të përfshihen në mësimdhënie edhe pedagogë të cilët kanë gradë më të lartë se Master i shkencave.
Të paraqiten syllabuset e lëndëve: “Biologjia e simbiozave”; “Biodiversiteti entomologjik”; “OMGJ dhe Mjedisi”; “Asosacioni shtazor”; “Evolucioni i mjedisit fizik në kuadër të ndryshimeve globale” dhe “Legjislacioni professional”.
Të përmirësohen elementët e syllabuseve si: Të jepen qartë mënyra e vlerësimit të studentëve sipas detyrimeve; Të shikohet me kujdes literature e propozuar në mënyrë që ajo të jetë realisht funksionale dhe lehtësisht e sigurueshme nga studentët.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Bachelor në Infermieri Mami të hapet
Institucioni aplikues Universiteti “Eqerem Çabej”, Gjirokastër, për programin e studimit: M.Sc. në “Biologji Mjedisi dhe Zhvillimi”, pasi të jenë plotësuar kushtet e mësipërme për këtë program studimi, të njoftojë zyrtarisht Këshillin e Akreditimit, i cili, pas verifikimit, do të rifillojë procedurën për vlerësimin e programit të mësipërm.
KËSHILLI i AKREDITIMIT
Bardhyl MUSAI Kryetar __________________________
Anila HODA Nën/Kryetar __________________________
Gëzim HADAJ Anëtar __________________________
Emil LAMANI Anëtar __________________________
Vladimir NIKA Anëtar __________________________
Shyqyri LLACI Anëtar __________________________
Edlira LATE Anëtar __________________________
Ilir BOZGO Anëtar __________________________
Qamil DIKA Anëtar __________________________
Z. Emil Lamani dhe Z. Vladimir Nika nuk ishin të pranishëm në këtë mbledhje.