Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 221 datë 29.07.2011 - Universiteti Politeknik i Tiranës

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 221 datë 29.07.2011

Programi i Studimit të Ciklit të Dytë që përfundon me Master Profeisonal (MP) në:
1. GJEODEZI
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për Programin e Ri të Studimit Master Profesional, të kërkuar nga Universiteti Politeknik i Tiranës, bazuar në raportet e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
1. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, MP në “Gjeodezi”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerimet:
· Të rishikohet shpërndarja e ngarkesave në favor të rritjes së elementëve laboratorë dhe praktika në 2 semestrat e parë.
· Të plotësohet plani mësimor me ngarkesën në orë në auditor sipas formave të mësimdhënies.
· Të korigjohet shpërndarja e ngarkesës në mënyrë që kreditet e përgjithshme tu përgjigjen shumave të kreditëve pjesorë.
· Të specifikohet kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët për këtë Master profesional.
· Të shënohen emrat e pedagogëve për secilën lëndën.
· Të riemërtohen disa nga lëndët për tu dhënë më tepër karakter didaktik.
· Të detajohet programi dhe mënyra e zhvillimit të stazhit/praktikës.
· Të korigjohen gabime të tilla si ajo e kohëzgjatjes së përgatitjes së diplomës.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Master Profesional në Gjeodezi të hapet
KËSHILLI i AKREDITIMIT
Bardhyl MUSAI Kryetar __________________________
Anila HODA Nën/Kryetar __________________________
Gëzim HADAJ Anëtar __________________________
Emil LAMANI Anëtar __________________________
Vladimir NIKA Anëtar __________________________
Shyqyri LLACI Anëtar __________________________
Edlira LATE Anëtar __________________________
Ilir BOZGO Anëtar __________________________
Qamil DIKA Anëtar __________________________
Z. Emil Lamani dhe Z. Vladimir Nika nuk ishin të pranishëm në këtë mbledhje.