KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 227 datë 29.07.2011
Për akreditimin e Programeve të Studimit që përfundojnë me Diplomë e Nivelit të Parë/Bachelor në “Sociologji” (3 vite akademike); Diplomë e Nivelit të Dytë/Master i Shkencave në “E Drejtë Penale” (2 vite akademike); Diplomë e Nivelit të Dytë/Master i Shkencave në “E Drejtë Publike” (2 vite akademike); Diplomë e Nivelit të Dytë/Master i Shkencave në “E Drejtë Civile” (2 vite akademike) dhe Diplomë e Nivelit të Dytë/Master i Shkencave në “Financë” (2 vite akademike), të Shkollës së Lartë Universitare Private “Kristal”.
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi vlerësimin e Programeve të Studimit Diplomë e Nivelit të Parë/Bachelor në “Sociologji” (3 vite akademike); Diplomë e Nivelit të Dytë/Master i Shkencave në “E Drejtë Penale” (2 vite akademike); Diplomë e Nivelit të Dytë/Master i Shkencave në “E Drejtë Publike” (2 vite akademike); Diplomë e Nivelit të Dytë/Master i Shkencave në “E Drejtë Civile” (2 vite akademike) dhe Diplomë e Nivelit të Dytë/Master i Shkencave në “Financë” (2 vite akademike), të Shkollës së Lartë Universitare Private “Kristal”, të kryer në periudhën Shkurt 2011 – Qershor 2011, mbështetur në raportin e vetëvlerësimit, raportin e vlerësimit të jashtëm, në raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë, jep vlerësimin përfundimtar Pozitiv, pasi janë në përputhje me standardet, kërkesat ligjore institucionale dhe akademike në fuqi.
Këshilli i Akreditimit vëren se në përgjithësi programet e studimit, i kanë përmbushur objektivat e tyre formues, por ka edhe disa mangësi në realizimin tërësor dhe me cilësi të procesit të formimit të studentëve dhe pajisjes së tyre me dijet dhe shprehitë e nevojshme dhe për këtë qëllim
REKOMANDON:
Me gjithë vlerësimet pozitive ka edhe disa sugjerime që mendojmë të shikohen për të rritur nivelin e këtij institucioni, të cilat janë:
Për programin e studimit Diplomë e Nivelit të Parë/Bachelor në “Sociologji”
· Të riorganizohet veprimtaria e sekretarisë mësimore mbi parime dhe politika më transparente dhe llogaridhënëse.
· Dokumentacioni i sekretarisë mësimore të plotësohet mbi bazë dhe në respekt të legjislacionit mbi Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë.
· Të shihet mundësia e investimeve që lidhen me brendinë e institucionit (përkrah investimit në infrastrukturën fizike të shtohen investimet për bibliotekën online, hard copy si dhe investime që kanë të bëjnë me specializimin e pedagogëve).
· Të përmirësohet raporti student/pedagog duke shtuar numrin e pedagogëve të brendshëm.
· Të ngrihen strukturat e sigurimit të cilësisë brenda institucionit.
· Të vlerësohet mundësia e rritjes së kontakteve edhe me universitete të tjera, vendase dhe të huaja, publike dhe private, në mënyrë të vecantë europiane dhe amerikane që ofrojnë këtë degë studimi për të qënë në korrent të ndryshime që pëson kurrikula e kursit në përshtatje me kërkesa të tregut të punës (mundësisht të ketë një marrëveshje bashkëpunimi me fokus programet e studimeve DNP në Sociologji me Universitetin e Tiranës, Universitetet shqiptare në Maqedoni dhe Kosovë).
· Të rishikohen kriteret e punësimit të pedagogëve të rinj me synim nxitjen dhe mbajtjen e tyre në punë për afate të gjata kohore. Nxitja dhe inkurajimi i tyre mund të vijë përmes krijimit të mundësive për specializime brenda dhe jashtë vendit si dhe nëpërmjet një angazhimi më të plotë në punët e universitetit.
· Të shihet mundësia e vendosjes së kritereve seleksionuese në pranimin e studentëve në programet e studimit të DNP. Kjo do të ndikonte në rritjen e cilësisë.
Për programin e studimit Diplomë e Nivelit të Dytë/Master i Shkencave në “Financë” (2 vite akademike)
Mësimdhënia
· Të rriten numri i stafit të brendshëm të kualifikuar me grada shkencore dhe tituj akademik.
· Të harmonizohet më mirë orari dhe ngarkesa e mësimdhënjes nga Profesorët e jashtem
· Të rritet pjesmarrja e detyrueshme e studenteve ne leksione dhe seminare
· Të rritet punësimi i pedagogëve të kualifikuar.
· Të intensifikohen përpjekjet për rritjen e numrit të studentëve të pranuar, duke përdorur politika më efektive marketingu,
Bashkëpunimet
· Të vazhdohet puna e nisur me bashkpunimet brenda dhe jashtë duke insitucionalizuar ato me marrveshje të qendrueshme edhe në trojet shqiptare
Kërkimi shkencor
· Të hartohen programe të plota të kërkimit shkencor dhe të zgjerohet pjesmarrja në projekte kërkimi në funksion të ekonomisë shqiptare
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, Për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, VKM Nr. 424, datë 2.6.2010, për Miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Diplomë e Nivelit të Parë/Bachelor në “Sociologji” (3 vite akademike) të akreditohet.
Programi i Studimit: Diplomë e Nivelit të Dytë/Master i Shkencave në “E Drejtë Penale” (2 vite akademike) të akreditohet.
Programi i Studimit: Diplomë e Nivelit të Dytë/Master i Shkencave në “E Drejtë Publike” (2 vite akademike) të akreditohet.
Programi i Studimit: Diplomë e Nivelit të Dytë/Master i Shkencave në “E Drejtë Civile” (2 vite akademike) të akreditohet.
Programi i Studimit: Diplomë e Nivelit të Dytë/Master i Shkencave në “Financë” (2 vite akademike) të akreditohet.
KËSHILLI i AKREDITIMIT
Bardhyl MUSAI Kryetar __________________________
Anila HODA Nën/Kryetar __________________________
Gëzim HADAJ Anëtar __________________________
Emil LAMANI Anëtar __________________________
Vladimir NIKA Anëtar __________________________
Shyqyri LLACI Anëtar __________________________
Edlira LATE Anëtar __________________________
Ilir BOZGO Anëtar __________________________
Qamil DIKA Anëtar __________________________
Z. Emil Lamani dhe Z. Vladimir Nika nuk ishin të pranishëm në këtë mbledhje.